web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLP mbledhje për “fatin” e 5 prokurorëve/ Mes tyre edhe Arjan Ndoji i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal

21 Tetor 2019, 08:19, Kronika CNA

Mesditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë për caktimin e disa prokurorëve.

Raportohet se sot do të shqyrtohet caktimi i Arjan Ndojit pranë Prokurorisë së Durrësit, Albert Murçajt si drejtues i prokurorisë së Shkodrës, Lorenc Mërkurit në Prokurorinë e Sarandës, Ylli Pjetërnikajt në Prokurorinë e Tiranës dhe rikthimin e Urim Buçit në prokurorinë e Dibrës.

Kohët e fundit, Arjan Ndoja është akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministri Erion Braçe si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal./CNA.al





Lajmet e fundit nga