web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Humb jetën 46-vjeçari

20 Tetor 2019, 18:45, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Farkë, Tiranë ku një mjet ka përplasur motoçiklet dhe si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, L.M 46-vjeç. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore. Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga