web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!"/ Shokon avokati i Marsidës

15 Tetor 2019, 21:10, Kronika CNA

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

?Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra?, tha avokati.

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

?Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata?, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga