web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti i Izet Haxhisë/ Drejtori i Burgjeve sqaron çfarë ka ndodhur

15 Tetor 2019, 09:44, Kronika CNA

Drejtori i Burgjeve Agim Ismaili ka folur lidhur me aksidentin e pretenduar nga Izet Haxhia i cili tha se kishin tentuar ta vrisnin.

Sipas Ismailit, nuk ka pasur asnjë aksident ku ka qenë i përfshirë Haxhia.
?Për Izet Haxhinë nuk ka ndodhur asnjë aksident, ne nga ana jonë jemi në rregull, se ç’ flitet në media punë e tyre?, tha Ismaili.

Ismaili u shpreh më tej se Izet Haxhia është trajtuar njësoj si çdo i dënuar tjetër, dhe se ai nuk mban përgjegjësi për deklarimet mediatike që ai bën.
?Transportimi ka rregulla dhe aksidente të tilla nuk mund të ndodhin. Për Izet Haxhinë, ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe nuk ka patur asnjë aksident,?- tha Ismaili./CNA.al





Lajmet e fundit nga