web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialogu me Serbinë/ Kurti takon ambasadorin amerikan

8 Tetor 2019, 13:34, Kosova & Bota CNA

Kreu i Lëvizjes ?Vetëvendosje? dhe njëkohësisht kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të martë një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Lajmin u bë me dije nga vetë strukturat e kësaj partie në një komunikat për media, ku thuhet se: ? gjatë takimit u shkëmbyen qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për korrupsionin në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë?.

Sipas komunikatës, Ambasadori Kosnett, foli për rëndësinë që ka Kosova në politikën e Jashtme të SHBA-së dhe për nevojën që pala kosovare paralelisht të kultivojë raporte shumë të mira edhe me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të cilën përbën aspiratën kryesore të Kosovës.

Ndërkohë, Kurti  foli me ambasadorin Kosnett për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me dialogun si dhe ?fazat që duhen përcjellë me synim ndërtimin e një platforme dhe ekipi negociator që do të garantonte një përfaqësim serioz në dialogun me Serbinë?.

Po ashtu, mësohet se si pjesë e diskutimit midis kryeministrit të ri të Kosovës dhe ambasadorit  amerikan ka qenë çështja e tarifave doganore, ku Kurti ka treguar arsyet se pse qeveria nuk duhet të heqë dorë nga kjo tarifë./CNA.al





Lajmet e fundit nga