Provokon Daçiç/ “E kam ditur se kush do t’i fitonte zgjedhjet në Kosovë”
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka komentuar rezultatet...
Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, në fjalimin e fitores përballë mbështetësve të tij, Albin Kurti, do të shprehej se: ?Dialogu me Serbinë është zhvilluar jo në mënyrën e duhur” dhe se “nga sot e tutje do ta udhëheq unë këtë dialog?, të ndryshme kanë qenë fjalët e tij për gazetën austriake ?Standart?.
Në intervistën e tij pak para mbajtjes së zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, duke ju referuar çështjes së taksës ndaj mallrave serbe, Kurti ka deklaruar se do ta largojë taksën 100%, si dhe do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim për luftën. Po ashtu ai ka deklaruar se nëse do të bëhej Kryeministër, që në javën e parë do të fillonte dialogun me serbët në Kosovë.
?Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t?i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive. Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte?, është shprehur Kurti, për austriaken “Standart”.
Kreu i Vetëvendosjes është tërhequr pas përsa i përket bashkimit kombëtar, kur është shprehur se: duke qenë se një gjë e tillë nuk lejohet me Kushtetutë do ta respektojë këtë të fundit.
?Megjithatë, Referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj Kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt?, ka deklaruar kreu i VV.
Ndërkohë në një intervistë të gjatë me gazetën konservatore gjermane ?Frankfurter Allgemeine Zeitung? Albin Kurti ka deklaruar se është në interes të vendit të tij të luftojë korrupsionin, pasi sikurse ai shprehet: në shumë kryeqytete përshtypja për Kosovën nuk është e mirë.
Kurti e lavdëroi ambasadorin amerikan Philip Kosnett, për të cilin tha se po angazhohet fuqishëm kundër korrupsionit, nepotizmit dhe për sundim të ligjit, çështje të cilat janë edhe prioritet për Vetëvendosjen.
Po ashtu, në intervistën për gjermanen Kurti nuk i ka kursyer kritikat për paraardhësit e tij politik, duke u shprehur se, së fundmi, politikanët që qeverisën Kosovën ishin të gatshëm t?i shkatërrojnë edhe raportet me Amerikën vetëm e vetëm për të shpëtuar politikën e tyre të korruptuar.
?Kur është fjala për paratë dhe pasurinë e tyre, atëherë ata bëhen të padëgjueshëm edhe ndaj Shteteve të Bashkuara. Çfarë befasie??.
Sipas kreut të Vetëvendosjes, prokuroria, policia, në përgjithësi krejt aparati i drejtësisë dhe shërbimet sekrete në Kosovë, si dhe disa biznesmenë, janë të përfshirë në kapjen e shtetit.
?Unë kam vullnet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta dhe kam vullnet t?u jap fund monopoleve të oligarkëve në Kosovë. Për të pasur sukses na duhet përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare?, tha Kurti, që deklaroi se nëse bëhej Kryeministër, bashkëpunimi i tij me presidentin Hashim Thaçi nuk do të jetë i lehtë.
Duke thënë se me idenë e tij të ndryshimit të kufijëve ka shkatërruar imazhin e shtetit, lideri i VV-së guxon të jap edhe një ?këshillë? për kreun e shtetit, ndërsa shprehet se ?Do të ishte më mirë nëse Thaçi tërhiqet nga posti i presidentit dhe nga politika?.
?Pas çlirimit nga pushtimi serb në vitin 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë më 2008, tani na duhet një kthesë e tretë, gjatë së cilës duhet të largohen nga jeta publike e këtij vendi politikanët e korruptuar si Thaçi?, u shpreh Kurti.
Kurti ka shprehur nevojën e reformimit të sistemit arsimor, ndërkohë përsa i përket ndryshimit të simboleve , shkurtimisht deklaroi se një gjë e tillë nuk është prioritet i qeverisë së tij, duke shtuar se ?njëherë duhet ta shpëtojmë shtetin e kapur?.
Sipas tij, është pozitive që në hartën e flamurit të Kosovës është edhe veriu, të cilin Presidenti dëshironte ta shkëpuste nga vendi.
I pyetur se nëse ishte normale që VV të përshkruhet si parti e majtë nacionaliste, Kurti tha se:
?Ne jemi parti socialdemokrate. Nëse te ne gjenden gjurmë të patriotizmit, atëherë ky është më shumë patriotizëm antikolonial. Nuk ka të bëjë asgjë me nacionalizmin, siç e shohim shpesh në BE. Qëllimi ynë është barazia?, përfundoi ai./CNA.al
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka komentuar rezultatet...
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në “Top Talk”, ditën e sotme,...
Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlament...
Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviç,...
Dy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik janë nderuar me çm...
Shumica e gjermanëve nuk besojnë se pasuesja e Angela Merkel...
Albin Kurti pas shumë vitesh në krye të Lëvizjes Vetëvendosj...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi mbrëmë shpall...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer kërkon më shumë ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë ...
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së lëvizja Vetëven...
Presidenti Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe klasë...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë,...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpallur fitore...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit t...
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj k...
Mediat po raportojnë direkt nga selitë e partive politike rr...
Tani më janë numëruar diku 80% e votave totale nga Komisioni...
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin K...
Janë numëruar 78.41 për qind e votave, ndërsa Vetëvendosje p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...