Sa vota është Vetëvendosja para LDK-së/ Ku renditen partitë e tjera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë ...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer kërkon më shumë solidaritet nga BE në politikën e refugjatëve. Përndryshe, së shpejti në Evropë mund të vijnë më shumë refugjatë sesa në vitin 2015, tha ai në një intervistë.
“Duhet t’i ndihmojmë më shumë partnerët tanë evropianë në kontrollet në kufijtë e jashtëm të BE”, i tha Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer gazetës “Bild am Sonntag” dhe shtoi: “I kemi lënë shumë kohë vetëm”. Po të mos jepet kjo ndihmë, “ne do të përjetojmë një valë refugjatësh si në 2015-ën – mbase edhe më të madhe se katër vjet më parë”, tha i bindur politikani i CSU-së.
Së bashku me Presidenten e re të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen (CDU), ai “do të kontribuojë me gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri”, deklaroi në të njëjtën kohë Seehoferi. Ai tha se ka “mbështetje të plotë” nga kancelarja Angela Merkel (CDU).
Përveç kësaj, Seehoferi u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të bëjnë më shumë për Turqinë. “Turqia bën tepër shumë në pranimin e refugjatëve,” i tha ai gazetës Welt am Sonntag. Prandaj ai dëshiron ta “forcojë më tej bashkëpunimin me Turqinë”. Kur u pyetën sa para duhet të marrë Ankaraja, përtej gjashtë miliardëve që BE premtoi të paguante me marrëveshjen e refugjatëve të vitit 2016, Seehoferi tha: “Si ministër i Brendshëm gjerman, unë nuk mund ta marr i vetëm këtë vendim”.
Rritje e konsiderueshme e numrit të refugjatëve
Seehoferi vizitoi ditët e fundit Greqinë dhe Turqinë dhe u premtoi të dyja vendeve mbështetje më të madhe në përballimin e migracionit. Si Turqia ashtu edhe Greqia kanë qenë të ngarkuara rëndë në kufirin e jashtëm të BE për vite me radhë, numri i emigrantëve atje është rritur masivisht, theksoi ai në udhëtimin e tij.
Sipas gazetës “Welt am Sonntag”, numri i refugjatëve që kanë mbërritur në BE përmes Turqisë deri në fund të shtatorit tashmë ka arritur 46.546. Gazeta i referohet një raporti të brendshëm dhe konfidencial të Komisionit Evropian. Kjo paraqet një rritje prej 23 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas parashikimit të qeverisë greke, deri në fund të vitit priten rreth 25.000 migrantë të tjerë.
Erdogan kërcënon BE-në
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kohët e fundit ka kërcënuar se do t’u hapë refugjatëve dyert për në Evropë, po të mos vijë prej Evropës ndihmë më e madhe financiare. Njëkohësisht, ai bëri thirrje për ndihmë për krijimin e një zone të ashtuquajtur sigure në veri të Sirisë. Turqia ka nënshkruar në vitin 2016 një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila ndër të tjera i garanton asaj miliarda euro ndihmë për refugjatët.
Erdogan dëshiron të krijojë një zonë sigurie për dy milion vetë në veri të Sirisë. Me ndihmë ndërkombëtare atje synohet të ndërtohen 140 fshatra. Për financimin do të organizohet një takim donatorësh ndërkombëtarë, sapo territori të jetë “çliruar nga grupet terroriste”, tha ai së fundi në parlament në Ankara.
SHBA le të kalojë afati
Turqia ka dashur prej kohësh një zonë që ta kontrollojë e vetme në kufirin sirian-turk, fillimisht ato zona i kontrollon milicia kurde YPG. Turqia e konsideron YPG-në si një organizatë terroriste.
SHBA, e cila po lufton në Siri me YPG kundër terrorizmit të Shtetit Islamik, ishte zotuar të ndihmojë në ngritjen e zonës – edhe për të parandaluar një sulm të Turqisë ndaj aleatëve kurdë, të shpallur prej kohësh. Një afat, të cilin Erdogani e caktoi deri në fund të shtatorit ndërkohë ka kaluar. Ditët e fundit, Erdogan ka kërcënuar vazhdimisht se do ta pushojë zonën./ DW
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë ...
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së lëvizja Vetëven...
Presidenti Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe klasë...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë,...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpallur fitore...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit t...
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj k...
Mediat po raportojnë direkt nga selitë e partive politike rr...
Tani më janë numëruar diku 80% e votave totale nga Komisioni...
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin K...
Janë numëruar 78.41 për qind e votave, ndërsa Vetëvendosje p...
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen dhe ka thënë...
Kur janë numëruar 78.41 për qind e votave, rezulton se Lëviz...
Kur janë numëruar më shumë se 70 përqind e votave, Lëvizja V...
Kur janë numëruar 535 mijë vota në tërë Kosovën, rezultatet ...
Të dielën në darkë vonë, ose më së largu të hënën me 7 tetor...
Pak më parë, vetëm pak kohë pas mbylljes së votimit, dy exit...
Ndërkohë që vijon ende procesi i numërimit të votave në Koso...
Mbi 800 mijë qytetarë nga i gjithë vendi kanë shfrytëzuar të...
Kosova ditën e sotme i është drejtuar kutive të votimit në z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...