Vetëvendosje reagon pas kërkesave për rinumërim të votave
Koalicioni NISMA-AKR që drejtohet nga Fatmir Limaj ka kërkua...
Në fillim dukej si aksident rrugor. Tani spekulimet për një akt terrorist po shtohen. A e ka shkaktuar shoferi i kamionit me origjinë nga Siria me dashje përplasjen kur e drejtoi kamionin kundër makinave të tjera?
Pas incidentit me një kamion në Limburg në Hessen, ka ende paqartësi në lidhje me motivin e shoferit. Burri i arrestuar të hënën në mbrëmje është një sirian, i cili qëndron në Gjermani që nga viti 2015 dhe të cilit i kanë dhënë një status ndihmës, d.m.th të kufizuar mbrojtjeje në vitin 2016. Këtë e bën të ditur Agjencia Gjermane e Shtypit (DPA), duke iu referuar qarqeve të sigurisë.
Burri hipi të hënën pasdite në Limburg në një kamion të vjedhur dhe goditi me të tetë vetura në qendër të qytetit. Sipas policisë, nëntë vetë u plagosën lehtë, përfshirë shoferin e kamionit.
Rasti ende nuk ka kaluar te Prokuroria Federale
Është ende shumë herët për të raportuar për gjendjen, tha Aleksandër Badle nga Prokuroria e Përgjithshëme Frankfurt mbi Main në mëngjes. Prokuroria po bën hetime për këtë çështje – në të gjitha drejtimet. Informacione të tjera do të njoftohen gjatë ditës.
Disa media raportojnë duke iu referuar autoriteteve të sigurisë se akti është klasifikuar si akt terrorist. Konfirmim për këtë nuk ka. Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer e pyetën në kuadër të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg për çështjen, dhe ai tha: “Po bëhen hetime dhe nuk mund t’ju them për momentin se si do të kategorizohet ky akt”.
Prokuroria Federale që do të ishte kompetente në këtë rast deklaroi se aktualisht ajo nuk e sheh incidentin e kamionit në kompetencën e saj. Por një zëdhënës i autoriteteve të Karlsruhe tha më tej se ky rast po ndiqet me vëmendje për ngjarjet dhe Prokuroria është në kontakt të ngushtë me institucionet e ndjekjes penale në Hessen.
Sipas asaj që dihet deri tani, i arrestuari nuk kishte asnjë kontakt me salafistët militantë ose ekstremistët e tjerë. Siriani i lindur në 1987 thuhet se ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Po është e dukshme se e kishte vënë me forcë nën kontroll automjetin e aksidentit.
“Një burrë më tërhoqi zvarrë nga kamioni im”, citon gazeta “Frankfurter Neue Presse” shoferin e mirëfilltë. Kur priste para një drite të kuqe të semaforit, i huaji kishte hapur derën e shoferit të kamionit dhe e kish parë me sy të shqyer, tha shoferi. “Çfarë do prej meje?” e kishte pyetur ai burrin. “Por ai nuk tha asnjë fjalë. E pyeta përsëri, por ai më tërhoqi nga kamioni”, thuhet në informacionin e gazetës.
Mjekimi fillestar nga kalimtarët
Sipas gazetës, për sirianin që u plagos vetë në përplasje u kujdesën fillimisht kalimtarët. Gjatë kësaj kohe ai thuhet se ka thënë disa herë “Allah”, informon një reporter.
Ngjarja të kujton sulmin në dhjetor 2016 në Tregun e Krishtlindjeve në Breitscheidplatz të Berlinit. Tuniziani Anis Amri vrau 12 persona me një kamion. Më shumë se 60 vetë të tjerë u plagosën, shumë prej tyre rëndë./ DW
Koalicioni NISMA-AKR që drejtohet nga Fatmir Limaj ka kërkua...
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës d...
Pas njoftimit për një sulm ushtarak në Siri, Presidenti Rexh...
Pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që u ...
Liburn Aliu, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosja”, ...
Në një intervistë për emisionin “Open”, Albin Kurti, në roli...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka reaguar pas ndryshimit ...
Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, në fjalimin e fitores përbal...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka komentuar rezultatet...
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në “Top Talk”, ditën e sotme,...
Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlament...
Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviç,...
Dy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik janë nderuar me çm...
Shumica e gjermanëve nuk besojnë se pasuesja e Angela Merkel...
Albin Kurti pas shumë vitesh në krye të Lëvizjes Vetëvendosj...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi mbrëmë shpall...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer kërkon më shumë ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë ...
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së lëvizja Vetëven...
Presidenti Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe klasë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...