web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI akuza të forta ndërkombëtarëve: Kanë mbyllur sytë përpara zhbërjes së shtetit

29 Shtator 2019, 12:11, Politikë CNA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nuk ndalet me sulmet ndaj ndërkombëtarëve.
Vasili shprehet se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca kushtet e Gjermanisë i ktheu në elemente, duke nënvizuar se ato janë dhe mbeten kushte.\Sipas tij, disa ndërkombëtar kanë vendosur të mbyllin sytë përpara zhbërjes së shtetit të së drejtës në Shqipëri.
?Që disa…ndërkombëtarë kane mbyllur sytë perpara zhbërjes së shtetit të së drejtës, të zgjedhjeve të lira,të lulëzimit të krimit, të trafiqeve dhe të parave të pista janë fakte qe nuk i luan topi.
Të gjitha keto janë kushtet shumë të drejta dhe të forta të Bundestagut në të mirë të Shqipërisë që as nuk mund të anashkalohen dhe as mund të quhen “elemente”, shkruan mes të tjerash vasili.
Postimi i plotë:
Gjermania thote kushte Soreka i perkthen elemente,kush e ngaterroi??
Kryesuesi i Delegacionit Europian ne Tirane Soreka dje duke folur ne media per Rezoluten e Bundestagut gjerman “cuditerisht u ngaterrua” dhe tha se kushtet e qarta gjermane sipas tij na qenkan elemente.
Kushtet gjermane jane dhe mbeten te tilla dhe kete nuk e luan topi.
Qe Shqiperia ka bere regres te rende e te rrezikshem pas vitit 2017 e kendej dhe kushtet vetem jane shtuar edhe kete nuk e luan topi.
Qe Shqiperia mbeti ne menyre te turpshme pas Maqedonise se Veriut as kete nuk e luan topi.
Qe Shqiperia eshte ne krize te rende politike,qe Shqiperia nga faktor stabiliteti ne rajon eshte shnderruar ne gjeneruese tensioni,qe Shqiperia e Edi Rames ben votime moniste ku rilindja fiton 100% jane fakte qe nuk i luan topi.
Qe disa…nderkombetare kane mbyllur syte perpara zhberjes se shtetit te se drejtes, te zgjedhjeve te lira,te lulezimit te krimit,te trafiqeve dhe te parave te pista jane fakte qe nuk i luan topi.
Te gjitha keto jane kushtet shume te drejta dhe te forta te Bundestagut ne te mire te Shqiperise qe as nuk mund te anashkalohen dhe as mund te quhen “elemente”.
Eshte e qarte qe Soreka u ngaterrua qe i quajti kushtet elemente,po perse??
Ja deklarata e Sorekes qe tha:
“Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë ” kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.”
Ja dhe percaktimet ne rezoluten e Bundestagut qe flet qarte per kushte si ne mbledhjen e pare hapese ashtu edhe per shtate kushte ne Mbledhjen e Dyte qe duhet te plotesohen dhe vetem atehere negociatat hapen dhe bashke me to edhe kapitujt:
a “Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”.
b) “Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”./CNA.al





Lajmet e fundit nga