web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja e Santiago Malko/ Kërcënohet me jetë dëshmitari i vrasjes

24 Shtator 2019, 15:13, Kronika CNA

Blendi Teta, i arrestuar si personi që ka dijeni mbi itenerarin që kanë ndjekur vrasësit e ish policit Santjago Malko pretendon se është kërcënuar për jetën.

Denoncimi është bërë nga avokati i tij, i cili është shprehuar se menjëherë pas masës së sigurisë, të vendosur nga Gjykata, 39 vjeçari është transferuar për kushte sigurie më të forta, jo në paraburgimin e Tiranës por në një qytet tjetër. Por edhe aty atij i është dërguar një mesazh paralajmërues.

Avokati i Tetës thekson se klienti i tij ishte i trembur edhe para prangosjes dhe për këtë shkak është vetëdorëzuar.

Vrasja e ish policit, Santjago Malko, që thuhet se është mik i Ervis Martinit ka vënë policinë dhe Prokurorinë përpara shumë pistash hetimore, jo vetëm për ngjarje të ndodhura në Tiranë por edhe në Durrës.

Rrëfimi i mëpasshëm i 39-vjeçarit nxori edhe emra të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, mes të cilëve edhe dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka si edhe një vlonjat, tashmë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë që Blendi Teta i cili ka rrëfyer dijeninë e tij mbi survejimin e shënjestrës, akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Ndërkaq, Prokuroria nuk jep asnjë të dhënë nëse të dyshuarit të vetëm të ngjarjes, i është afruar apo jo statusi i bashkëpunëtorit./CNA.al





Lajmet e fundit nga