web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, plagosen pesë persona

23 Shtator 2019, 13:08, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Papër në Elbasan, ku pas përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Mësohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre prej tyre kanë marrë plagë të lehta.

Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njëra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.

Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.





Lajmet e fundit nga