web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin kanabis drejt Maqedonisë së Veriut/ Arrestohen dy persona

21 Shtator 2019, 08:24, Kronika CNA

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur duke transportuar kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke  transportuar  me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike  e dyshuar  Cannabis-Sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e  lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.





Lajmet e fundit nga