Bastiset burgu i Korydallos/ Shqiptari kapet me 19 pako kokainë në qeli
Pasditen e sotme, policia greke ka bastisur burgun e Korydal...
Komisioni Displinor i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur procedimin disiplinor kundër Drejtorit të Departamentit Juridik në këtë institucion.
Argumenti i dhënë nga Drejtori i Departamentit Juridik Ermal Yzeiraj është çështja e kompetencave pasi aktualisht KLSH nuk ka kryetar, pasi Bujar Leskajt i ka përfunduar mandati vitin e kaluar.
Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërishë brenda-institucionale, që sipas tij e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek zv.Kryetarja dhe që më pas vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të kryetarit Leskaj.
Njoftimi i plotë i KLSH
Në dt. 13.09.2019, Drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, përmes një komunikimi elektronik me e-mail tek pjesa më e madhe e stafit auditues të institucionit, parashtroi disa shkelje të pretenduara prej tij, që preknin funksionet parësore audituese dhe ato mbështetëse institucionale.
Ky e-mail i dytë i Drejtorit Juridik vjen në vazhdën e një memoje fillestare të përcjellë elektronikisht prej tij më dt. 02.05.2019 tek Kryetarja në detyrë, Sekretarja e Përgjithshme, Drejtoresha e Përgjithshme dhe Drejtorët e Departamenteve të Auditimit në KLSH.
Në të dyja komunikimet, në mënyrë të përsëritur, Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërish brenda-institucionale, që e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek Zv. Kryetarja e vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të Kryetarit, ngjarje këto që lidhen me vonesën në emërimin e një Kryetari të ri të KLSH-së nga institucionet e Presidentit dhe të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas trajtimit me kujdes të këtyre informacioneve nga ana e drejtuesve dhe punonjësve të KLSH-së, konsultimit me bazën ligjore e rregullative, si edhe me ekspertë të huaj, bashkëpunëtorë të institucionit, qëndrimi institucional është sa vijon:
1. Drejtori i Departamentit Juridik këshillohet të ndjekë çdo rrugë ligjore për të provuar vërtetësinë e pretendimeve të ngritura prej tij. Nën moton ?Udhëheqim përmes shembullit?, KLSH është e hapur dhe transparente për të provuar në çdo rast ligjshmërinë e veprimeve të çdo punonjësi të saj, duke nisur nga Kryetari e më tej deri tek specialisti, përpara organeve kompetente dhe opinionit publik.
2. Drejtori i Departamentit Juridik, në të dyja komunikimet, u bën thirrje punonjësve të KLSH-së të ndërpresin punën audituese. Kjo thirrje anti-kushtetuese, nga një punonjës i vetë KLSH-së, është një akt i rëndë për interesat e shtetit dhe institucionit. Përmes kësaj thirrjeje për bojkot institucional, që shpeshherë merr edhe formën e shantazhit, Drejtori Juridik merr atribute që tejkalojnë dhe kundërshtojnë në mënyrë flagrante kompetencat e detyrës për të cilën paguhet nga shteti.
3. Drejtori i Departamentit Juridik kërkon nga të gjithë punonjësit e KLSH-së që të marrin një qëndrim personal për pretendimet e ngritura prej tij në të dyja komunikimet. Të gjithë punonjësit e KLSH-së, si stafi auditues, ashtu edhe ai mbështetës, kanë vijuar të paraqiten në punë dhe të kryejnë të qetë e me përkushtim detyrat e tyre funksionale.
Në kushtet kur Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë së afërmi në Kuvend mbi ?Zbatimin e Buxhetit 2018?, detyrim ky që buron nga Kushtetuta dhe i ngarkohet me ligj Kryetarit të KLSH-së, punonjësit dhe drejtuesit kanë intensifikuar angazhimin e tyre, për të gjeneruar një raport cilësor, objektiv dhe të besueshëm, sikurse çdo vit. Raporti i KLSH-së mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit është dokumenti që i jep dritën e gjelbër vijimit të procedurave për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.
4.Për sa më lart, Komisioni Displinor, i ngritur me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit të Etikës dhe Integritetit dhe me përbërje: 1. Drejtor i Përgjithshëm, 2. Sekretar i Përgjithshëm, 3. Drejtor i Burimeve Njerëzore, 4. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në institucion dhe 5. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në njësinë ku punon nëpunësi ndaj të cilit ka nisur procedimi, pasi shqyrtoi shkeljet e referuara me shkresën nr. 696, dt. 17.09.2019 dhe në mbështetje të Ligjit 152/2013 ?Për nëpunësin civil?, i ndryshuar dhe VKM-së nr. 115 ?Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen dhe vendim-marrjen në Komisionin Displinor në Shërbimin civil?, vendosi që me shkresën nr. 696/11, dt. 19.09.2019 të nisë Procedurën Disiplinore ndaj Drejtorit të Departamentit Juridik në KLSH. Gjithashtu me shkresën nr. 696/12, dt. 19.09.2019, Komisioni Disiplinor, në përputhje me Kreun X, Nenin 59, pika 6 të Ligjit 152/2013, i ndryshuar, vendosi Pezullimin e Përkohshëm të Drejtorit të Departamentit Juridik deri në përfundimin e Procedurës Displinore.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është dhe mbetet një institucion i hapur, në shërbim të Kuvendit dhe taksapaguesit. Çdo përpjekje për të destabilizuar punën dhe besueshmërinë tonë, do të ndeshë në profesionalizmin dhe përkushtimin e gjithësecilit prej nesh, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve!/CNA.al
Pasditen e sotme, policia greke ka bastisur burgun e Korydal...
Pas vdekjes së magazinjerit në galerinë e minierës së Spaçit...
“I pandehuri Saimir Tahiri, duke mbajtur kontakte të tilla t...
Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë mb...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të djeshëm...
Policia e Shkodrës ka finalizouar operacionin “Stroke”, për ...
Janë zgjatur me dy muaj afatet e paraburgimit për grupin kri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierën e Spaçit në M...
Mbrëmjen e djeshme, pas një procesi gjyqësor maratonë, ish-m...
Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka tërhequr ...
Vendimi i Gjykatës për Krimet e Rënda për ish-ministrin e Br...
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dys...
Një aksident rrugor ka ndodhur, para pak minutash, tek Staci...
Së bashku me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Gjykat...
Gjykata e Faktit e krimeve të rënda, ka shpallur vendimin pë...
Kanë kaluar më shumë se pesë orë dhe Gjykata e Krimeve të Rë...
Avokati i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Hax...
Gjykata e Apelit Shkodër ka bllokuar ekstradimin në Itali të...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e ...
Fati i Saimir Tahirit vendoset nga gjyqtarët Flora Hajredina...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...