web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzimi i Ramës me protesta, i pamundur/ Ja çfarë i rekomadon Gjekmarkaj opozitës

17 Shtator 2019, 17:22, Politikë CNA

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën ?Opinion?, në TV “News 24”, duke folur për situatën politike në Shqipëri, komentoi aksionet e opozitës lidhur me rrëzimin e qeverisë Rama, por dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Ndër të tjera Gjekmarkaj tha se 30 qershori ishte një goditje politike, si për maxhorancën edhe për opozitën, ndërsa i quajti të pamjaftueshme protestat për të rrëzuar nga qeverisja Edi Ramën.

?Tek vendimet e opozitës ka një gjendje pritjeje. Hapja e negociatave e ka vënë opozitën në pozicion pritës duke hulumtuar se ku mund ta gjejë veten në këtë proces. Basha nga Brukseli tha se Shqipërisë duhet t?i hapen negociatat, por me disa kushte. 30 qershori ka qenë një goditje për të dyja palët. Besoj se do të këtë presion për zgjidhjen e krizës dhe të reformës në drejtësi. Opozita provoi disa muaj me disa protesta masive dhe kuptoi një gjë: me forcën e protestës nuk ia dilte ta rrëzonte Ramën. Nga ana tjetër kuptoi se faktori ndërkombëtar nuk është tolerant ndaj një formë te tillë.

Unë mendoj që opozita e ka të domosdoshme, që të ndryshojë vetëveten, të prodhojë ide dhe të bëhet tërheqëse dhe joshëse nëpërmjet njerëzve që ngjallin besim?, tha analisti Agron Gjekmarkaj.





Lajmet e fundit nga