web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agronomi përgënjeshtron Top Channel/ Silicon mix arritje e madhe në bujqësi, nuk është pesticid

5 Shtator 2019, 10:00, Sociale CNA

Ditët e fundit në kronikat televizve në Top Channel është transmetuar një lajm, ku pretendohet se një pesticid i rrezikshëm për shëndetin është futur në vendin tonë, në formën e plehut për bimët.

Në lidhje me këtë lajm, një ditë më parë reagoi edhe profesori i Fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Tiranës, Pëllumb Pipero.

Profesor Pipero, në një postim në rrjetet sociale theksonte se përbërësit e këtij plehu, te quajtur silikon mix, nuk sjellin asnjë efekt negativ tek njeriu, përkundrazi, ai e konsideron si nje arritje te madhe te shkencës se agronomisë përdorimin e tij ne bujqësinë organike.

Në këtë debat është përfshirë edhe Pandeli Pasko, agronom në Institutin Agronomik Mesdhetar të Barit.

Në një postim në rrjetet sociale, Pandeli Pasko thekson se ?Nuk bëhet fjalë për pesticid (si shkruan Z. Pipero), po për pleh shtesë ose mikropleh (si saktëson Z. Shahini). Në të vërtet është një pleh me përmbajtje mikroelementesh në një kombinim të tillë që e bëjnë bimën më të qëndrueshme ndaj parazitëve të ndryshëm. Por ato nuk kanë veprim negativ mbi këto parazitë, nuk i vrasin, pra nuk janë as pesticide (term i përgjithshëm) dhe as insekticide. Thjesht bima zhvillohet më e fuqishme dhe përballon mjaft sulme të parazitëve dhe strese të ndryshme.?.

Sipas tij, zbulimi i rëndësisë së mikroelementeve në rritjen e bimëve ishte një hap i madh për bujqësinë

Postimi i plotë:

Silicon Mix – Përtej konfrontimeve jo teknike. Shënim i një agronomi.
Ditën e djeshme lexova në shtyp një vërejtje të Prof. Pëllumb Pipero lidhur me efektet e produktit Silicon Mix.
Instinkti bujqësor më shtyu të vendos një përgjigje, e cila u botua tek gazeta ?Dita?, por jo tek një gazetë tjetër. Mbasdite vonë pashë edhe një intervistë teknike dhe shumë të vlefshme të Prof. Shpendi Shahinit, por e cila kishte mbetur e pabotuar për kohë të gjatë, duke penguar sqarimin e opinionit publik.
Që në bujqësi ka me të vërtet mungesa kompetence në përdorimin e pesticideve dhe në kontrollin e këtij përdorimi ? ky është fakt i njohur dhe shpresoj të zgjidhet nga disa projekte të ndërmarra aktualisht në këtë kuadër.
Sa i përket produktit Silicon Mix, për të kapërxyer konfrontimet jo teknike e të pabazuara, lejohem të shënoj sa më poshtë:
– Silicon Mix është preparat i cili përdoret më shumë në vendet e lindjes, në SHBA, në Izrael dhe në Angli.
– Nuk bëhet fjalë për pesticid (si shkruan Z. Pipero), po për pleh shtesë ose mikropleh (si saktëson Z. Shahini). Në të vërtet është një pleh me përmbajtje mikroelementesh në një kombinim të tillë që e bëjnë bimën më të qëndrueshme ndaj parazitëve të ndryshëm. Por ato nuk kanë veprim negativ mbi këto parazitë, nuk i vrasin, pra nuk janë as pesticide (term i përgjithshëm) dhe as insekticide. Thjesht bima zhvillohet më e fuqishme dhe përballon mjaft sulme të parazitëve dhe strese të ndryshme.
– Zbulimi i rëndësisë së mikroelementeve në rritjen e bimëve ishte një hap i madh për bujqësinë. Kush dëshiron të thellohet më shumë, le të lexojë tekstet e agrokimisë të studentëve të bujqësisë dhe le të kerkojë sqarim nga katedra përkatëse pranë Fakultetit të Bujqësisë. Po ashtu edhe një artikull të plotë anglisht ?Microelements in Agriculture? të Z. Eyal Ronan, Drejtor i zyrës Agronomike pranë ?Haifa Chemicals?, Israel. https://www.researchgate.net/publication/274244742_MICRO-ELEMENTS_in_Agriculture_MICRO-ELEMENTS_in_Agriculture_The_importance_of_micro-elements
– Në ligjshmërinë e BE për plehrat bujqësore lejohet përdorimi si përbërës në plehra dhe përmirësues i të tre elementeve: Mn, Si dhe Zn. (REGULATION (EU) 2019/1009 OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL of 5 June 2019 laying doën rules on the making available on the market of EU fertilising products and amending Regulations (EC) No 1069/2009 and (EC) No 1107/2009 and repealing Regulation (EC) No 2003/2003)
– Mikroelementet përdoren në doza tepër të vogla dhe mjaft të holluara, sipas këshillimit.
– Nëse ka dyshime për dozat e përdorura apo mbetje të dëmshme të mikroelementeve në bimë, kjo mund të vërtetohet lehtë me analiza laboratori.
– Nëse ka dyshime për produktin ? shqyrtohet dokumentacioni përkatës dhe certifikimi i nevojshëm, por nuk është e drejtë nga ana teknike dhe shkencore të denigrohet një produkt dhe është madje e dëmshme kur bëhet fjalë për produkt cilësor e të dobishëm.

Për më tepër, për përdorimin dhe dobinë e Silicon mix, mund të hapni këto lidhje:
https://www.smart-fertilizer.com/articles/silica
https://ëëë.certisusa.com/hubfs/4809084/Label%20SDS/pdf-technical/agsil_tech_gerbera-daisy.pdf
Pandeli Pasko
CIHEAM Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit.

Pipero përgënjeshtron Blushin/ Po përhap panik tek konsumatorët

Akuzat për pesticidin/ Zbardhet intervista që fshehu Top Channel, çfarë thotë profesori





Lajmet e fundit nga