LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për pesticidin/ Zbardhet intervista që fshehu Top Channel, çfarë thotë profesori

4 Shtator 2019, 09:59, Politikë CNA
Akuzat për pesticidin/ Zbardhet intervista që fshehu Top Channel,

SILIKON MIX është kthyer në kryefjalë të televizionit Top Channel për të sulmuar ish-ministrin Niko Peleshi. Akuza dje nga televizioni shkoi deri aty sa titulli i kronikës ishte ?Helm për shqiptarët? i lejuar nga ish-ministri.

Ka 1 vit që ka filluar historia nga TCH për këtë pesticid. TCH kur interviston eksperte qe mbrojne produktin, nuk i transmetohen. Ose ka sulm ndaj ish-ministrit, ose ndaj kompanisë që sjell plehun në Shqipëri. Vetë televizioni do të sqarojë këtë cështje.

Një vit më parë, Top Channel ka intervistuar Profesor Doktor Shpend Shahinin, përgjegjësin e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve në Institutin Bujqësor të Kamzës.

Cuditërisht, intervista nuk u transmetua kurrë në Top Channel. Arsyeja? Professor Doktor Shahini, i sqaron gazetares së TCH se ky pleh apo pesticide, jo vetëm është fjala e fundit e teknologjisë që përdoret në vendet e Bashkimit Evropian, por shërben edhe si veprues natyral dhe jo si pesticide sintetik edhe për ngordhjen e insekteve.

Praktikisht sipas profesorit, jo vetëm nuk është i dëmshëm, por është edhe natyral.

Intervista e gjatë është regjistruar pervecse video (e patransmetuar), edhe audio, dhe sot po zbardhet për publikun, edhe pse TCH nuk e transmetoi kurrë. Madje gazetarja në një rast do të ndërpresë intervistën, po është profesori që ngulmon të pyetet për efektet që ka ky pleh a pesticide edhe tek qytetarët.

Prof. Dr.Shpend  Shahini ? Përgjegjësi i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve

Gazetarja: Profesor Shahini, në dorë kam një pleh, të cilin fermerët e përdorin edhe si pesticid. Cfarë është realisht ky produkt?

Profesori: Shumë e qartë, silikoni, nuk është gjë tjetër vetëm se është një pleh I cili përmban mikroelementë që janë të domosdoshëm në aktivitetin metabolic të bimës. Po të bëjmë një përmbledhje të shkurtër, bima për normalitet fiziologjik apo që të gjitha proceset metabolike të jenë normale duhet patjetër që të marrë qoftë makroelementët , të marrë edhe mikroelementët. Në rastin tonë, ky pleh që përdoret për plehërime gjethore, nuk është gjë tjetër vetëm është një pleh gjethor që përmban silicin. Silici është një microelement jashtëzakonisht I domosdoshëm për aktivitetin normal metabolic të bimës.

Gazetarja: Silici dhe silikoni nuk janë element të pemës, ndërsa Zinku dhe mangati po. A nuk duhet të jenë të lidhur me një element tjetër që të bëhen pjesë e familjes Fertilizer?

Profesori: Mendoj se në rastin konkret përbëhet nga Silici, nga Zinku dhe nga mangati, përbëhet nga tre element shumë të domosdoshëm që sot është një avangardë që përdoret në kushtet e fermës sonë.

Gazetarja: Pra sipas mendimit tuaj është pleh?

Profesori: Po është pleh. Që përmban mikroelementë dhe përdoret në trajtime gjethore. Duke u përdorur në trajtime gjethore, nga njëra anë duke qenë një shërbyes thashë I normalitetit metabolic ushqimor ka edhe efekte anësore. Por efekte anësore jo në aspektin negative. Eshtë një kontrollues I mirë edhe për insektet në bimët që trajtohen në këtë pleh gjethor.

Gazetarja: OK?

Profesori: Tani për mendimin tim, nëse thelbi është tek insektet që paragjykohet pa të drejtë, këtu mund të bësh një pyetje. Cfarë efekti ka për insektet?

Gazetarja: Për insektet? Atë duhet ta kishit thënë ju?

Profesori: Mendova që do ta bënit ju.

Gazetarja: Mendova se përdoret si insekticid prandaj? Zoti Shahini sic e thashë ky product përdoret nga fermerët si insekticid. A është I dëmshëm si insekticid?

Profesori: Sic e thashë fillimisht në vetvete është një pleh për trajtim gjethor, por që ka edhe efekte anësore për kontrollin e insekteve. Ku qëndrojnë këto efekte? Jo efekte anësore në kuptimin negativ, por do të thoja që të përdoresh silikonin, apo silicin në mbrojtjen e bimëve, sot përdoret në skemat e avancuara që janë skemat e mbrojtjes së integruar dhe është një hap përpara . pse? Duke përdorur silicin I cili në vetvete në vrasjen e insektit nuk ka një vrasje të insekteve në mënyrë të sintetizuar sic janë mikroorganikët sintetikë, ka një vrasje bazuar në disa element të tjerë, duke shfrytëzuar elementët fizikë. Silici duke u vendosur mbi trupin e insektit, bën të mundur efektin lente: pra duke akumuluar më shumë energji diellore mbi trupin e insektit rritet dehidratimi, pra shtohet sasia e ujit që largohet nga trupi I insektit dhe con në ngordhjen e insektit. Pra nuk është një mekanizëm kimik, por thesht shfrytëzimi I elementëve fizikë të energjisë diellore nëpërmjet përthithjes e akumulimit sa më shumë të rrezatimit.

Nga ana tjetër ka edhe një vecori jashtëzakonisht positive që reflekton veti që nuk e josh insektin të ushqehet me bimën , është një element jashtëzakonisht I mirë dhe ka dhe një veti që është adeziv, ndihmon në ngjitshmëri. Pra bazuar në këto tre element të cilët kanë efekte anësore por jo negative, është një product I cili sot, po të update me të dhënat e kërkimit shkencor të publikuara në revista prestigjoze do shikojmë se jemi në momentet goxha të publikueshme edhe është element që sot përdoret në skemat e mbrojtjes së integruar në vendet e zhvilluara të Evropës.

Gazetarja: Po element të tjerë të këtij produkti a kanë efekte tek bima?

Profesori: Përdorimi I cdo plehu bazohet mbi një analizë , pra nëse nga analiza del se ky microelement nuk është I mangut, atëherë nuk ka pse të përdoret. Këto janë momente që përdoren bazuar në analiza. Nëse insekti nuk është present atëherë nuk kemi pse ta përdorim. Pra përdorja apo mospërdorja është një element biologjik I cili mund të përdoret bazuar në një kufi kritik. Në aspektin e insektit. Ndërsa në kuptimin e plehërimit, nëse mikroelementi është I mangut, është domosdoshmëri të përdoret. Nëse mikroelementi nuk është I mangut nuk kemi pse ta përdorim.

Mua si qytetar, ky product bujqësor më vjen si pleh, apo si insekticid?

Unë do të thoja për të sqaruar edhe konsumatorin dhe qytetarin se është shumë e rëndësishme që përdorimi I këtij plehu, është një hap përpara që con në sigurinë ushqimore. Pra përderisa përdoret në skemat e mbrojtjes së integruar që janë sot prodhime që kërkojnë një standard dhe janë prodhime gjerësisht të përdorshme dhe këto skema përdoren në vendet e BE do të thoja që është hap përpara përdorimi i këtyre plehrave që krahas këtij mikroelementi të ketë edhe efektin e dhënies së kontrollit të insekteve me qëllim për të kufizuar përdorimin e insekticidit si jetik. Sepse nëse do ketë insekte, fermeri do përdorë një insekticid sintetik. Dhe përdorimi i insekticidit sintetik, lidhet me probleme. Pra ky është një bllokues, një element jashtëzakonisht i rëndësishëm parandalues në kufizimin e mbetjeve në kushtet e bimës./ Newsbomb

Lajmet e fundit nga