"Investitorët strategjikë, klientela e Ramës"/ Këlliçi: Ende asnjë zyrtar shteti i arrestuar për aferat më të mëdha
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...
Me një gjuhë të ashpër Avokati i Popullit ka reaguar ndaj togfjalëshit ?mos të bëjë ciu-ciu me deklarata false?, që deputeti i opozitës Myslym Murrizin, njëherësh dhe zvendëskryetar i Parlamentit, i ka adresuar drejtueses së këtij institucioni, Erinda Ballanca.
Artikulimin Murrizi e ka bërë gjatë një konference shtypi, ku do të shprehte pendesë për disa fraza të papërshtatëshme që preknin persona me aftësi të kufizuar, pa e ditur se për këtë “herezi” ndaj drejtueses do të meritonte epitetin e personazhit antigrua të film-komedisë ” Kapedani”, i Xha Sulos.
Reagimi i plotë i Avokatit të Popullit
AVOKATI I POPULLIT BEN THIRRJE PER MASA URGJENTE NDAJ MANIFESTIMIT TE URREJTJES GJINORE NE KUVENDIN E SHQIPERISE.
Avokati i Popullit e konsideron si të turpshme, të papranueshme dhe të padenjë gjuhën e përdorur ditën e sotme nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Myslim Murrizi gjatë një konference për shtyp në të cilën presupozohej që do të dëshmohej pendesa e zotit Murrizi për fyerjet e lëshuara prej tij disa ditë më herët në adresë të personave me aftësi të kufizuara.
Me një fjalor që shpreh qartë mendësinë e tij seksiste dhe misogjine, zoti nënkryetar i Kuvendit i është referuar një deklarate të institucionit të Avokatit të Popullit ku denoncohej pikërisht ajo sjellje për të cilën zoti Murrizi po kërkonte ndjesë në deklaratën e tij në ato momente, për të vënë në shënjestër titullaren e institucionit me një fjalor denigrues dhe poshtërues.
Edhe pse qëndrimet e Avokatit të Popullit janë institucionale, zoti nënkryetar i Kuvendit ka veçuar faktin që titullarja e këtij institucioni është një grua, për t?iu drejtuar asaj me përbuzje si të ishte një qenie e një shtrese inferiore e cila duhet të heshtë kur ai përdhos i pashqetësuar me fjalorin e tij komunitete të gjera qytetarësh të disavantazhuar të shoqërisë sonë.
Gjithashtu terminologjia vulgare e përdorur nga zoti Murrizi kundrejt titullares së institucionit të Avokatit të Popullit, është një dëshmi shtesë e përçmimit dhe arrogancës që ai ndjen ndaj gjinisë femërore në përgjithësi dhe sidomos ndaj grave në pozicione zyrtare në veçanti.
Avokati i Popullit është një institucion i pavarur kushtetues në Republikën e Shqipërisë andaj manifestimi flagrant i shpërfilljes ndaj tij si ky rast i fundit me zotin nënkryetar të Kuvendit, duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për nivelin fundor ku ka mbërritur respektimi i mekanizmave të tillë si ky institucion nga vendimmarrësit publikë.
Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje zotit Murrizi të rilexojë ose të lexojë Raportin Vjetor që Avokati i Popullit ka paraqitur në Kuvend ku edhe ai ka qenë i pranishëm, për t?u njohur me kornizën e të drejtave të njeriut që duhet të mbrohen dhe promovohen nga shteti shqiptar dhe posaçërisht me nevojën për frenimin e gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët publikë.
Avokati i Popullit i bën thirrje drejtuesve të Kuvendit që në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore të marrin masa për ndëshkimin e kësaj sjelljeje të papranueshme intimiduese dhe të përsëritur nga ana e zotit Myslim Murrizi në dëm të shtresave të ndryshme vulnerabël të shoqërisë sonë, ku përfshihen edhe gratë.
Vetëm duke vepruar energjikisht e pa u mjaftuar me tërheqje sipërfaqësore vërejtjesh të cilat me sa duket thjesht justifikojnë mendësinë skandaloze të urrejtjes gjinore e të kategorive të tjera sociale në Shqipëri, mund të jepet më në fund një provë serioze se vendi ynë e ka seriozisht përpjekjen e tij për emancipim dhe europianizim.
Avokati i Popullit do ta referojë këtë episod të shëmtuar, të shndërruar në vijë sjelljeje nga ana e disa përfaqësuesve tanë publikë, në institucionet më të larta europiane dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe faktorëve të tjerë diplomatikë.
Gjithashtu Avokati i Popullit u bën thirrje deputeteve, politikaneve, intelektualeve gra si dhe komunitetit të mbrojtjes së të drejtave të grave në shoqërinë civile që bashkarisht të distancohen dhe të dënojnë këtë shfaqje brutale dhe arrogante të urrejtjes gjinore nga një përfaqësues politik në Kuvendin e Shqipërisë.
Fati i deritashëm i dosjes së njohur si “184”, me përmbajtje...
“Reporterët pa Kufij”, organizata më e madhe në Europë për m...
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar, p...
Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi, i cili e cilësoi një...
Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, ...
I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, M...
Kreu i Grupimit Dhjetor “90”, Bislim Ahmetaj, ka kaluar në ...
Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar se përse është emëruar në ...
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka akuzuar kompaninë ‘Fusha’ m...
“Ata që kanë thënë që procesin (e 30 qershorit) nuk do e lej...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka apeluar Preside...
Shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu si krerët e forcave...
Demokratët nuk kanë ndër mend të ndalen me Valdrin Pjetrin d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në ...
Është mbledhur rreth mesditës së sotme, Komisioni Hetimor pë...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka deno...
Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të nd...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Komisi...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot katër dekre...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...