Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka akuzuar kompaninë ‘Fusha’ me pretendimin se po merr tendera pa garë dhe në kundërshim me ligjin.
Për të marrë këto tendera, sipas Zhupës, kompania “Fusha”, shfytëzon lidhjet që ka me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.
“Gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.
Nga këto para burojnë shpenzimet e luksit për Maznikun e bashkisë. Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje. Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderave”, tha Zhupa në një dalje për mediat.
Deklarata e plotë:
“Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për Zërin e Amerikës se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetarin Mazniku.
Justifikimi ishte se kështu nuk po harxhonin paratë e taksapaguesve të Tiranës. Por paratë e Fusha shpk në origjinë jane paratë e qytetarëve, taksapaguesve të Tiranës.
Janë të taksapaguesve sepse oligarku Fusha, nga taksat i ka marrë milionat. Aq shumë ka marrë, sa ja mban xhepi të bëjë shpenzime luksi për zyrtarët e Veliajt i ka marrë nga paratë e qytetarëve të Tiranës, sepse ata e mbushin buxhetin e bashkisë, me faturat e rritura të Ujit, me tatimet dhe me taksat e reja që janë shtuar çdo vit.
Paratë e banorëve të Tiranës shkojnë në buxhetin e bashkisë, dhe nga aty i merr Fusha Shpk. I merr pa garë, i merr me ofertën me çmim më të lartë, i merr me shumicë duke i qepur edhe ligje speciale dhe me kritere preferenciale.
Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është pikërisht favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike.
Gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.
Nga këto para burojnë shpenzimet e luksit për Maznikun e bashkisë. Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje. Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderave.
Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi. Gjithashtu në zbatim te ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 ?Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funkisioneve publike? është e ndaluar rreptësisht që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat .
Arbjan Mazniku ka shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj dhurate pranë ILDKPI në formularin periodik vjetor të interesave private siç përcaktohet në faqen 8 të formularit. Veliaj hesht, sepse ky është modeli i qeverisjes së tij.
Vidh me oligarkët dhe pasurohu me ta, shpenzo per luks paratë e taksapaguesve. Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund. Për këtë ka vetëm një rrugë:
Të largojmë bandën e Edi Ramës me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje”./CNA.al
“Ata që kanë thënë që procesin (e 30 qershorit) nuk do e lej...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka apeluar Preside...
Shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu si krerët e forcave...
Demokratët nuk kanë ndër mend të ndalen me Valdrin Pjetrin d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në ...
Është mbledhur rreth mesditës së sotme, Komisioni Hetimor pë...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka deno...
Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të nd...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Komisi...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot katër dekre...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot me votat e ...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në kremtimin e ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer “re...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e ka “shkundur” kreun e...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, njëkohësisht ish...
Ambasada Amerikane ka përcjellë sot një tjetër mesazh të for...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...