Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në kremtimin e 99-vjetorit të Luftës së Vlorës. Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë në nderim të luftëtarëve të Luftës së Vlorës si edhe mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, organizuar në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Petro Marko”, në Vlorë. Ne ceremonitë kremtuese morën pjesë pasardhës të veteranëve të Luftës së Vlorës, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, deputetë, drejtues të pushtetit vendor dhe personalitete të jetës politike e shoqërore të Vlorës, historianë e studjues etj. Kryetari i Kuvendit mbajti një fjalë përshëndetësë në ceremoninë përkujtimore të Luftës së Vlorës.
?Sot të gjithë shqiptarët patriotë do të dëshironin të ishin në Vlorë. Jo vetëm për Luftën e Vlorës dhe rrezatimin e saj në historinë e Shqipërisë. Por për bukuritë që ajo ofron si skela e parë në Europë. Për trimërinë, mënçurinë dhe urtësinë që e karakterizon. Për hijeshinë që rrezaton ndër të gjitha viset shqiptare. Për mësimet historike dhe aktuale që na ka dhënë dhe na jep të gjithëve.
Ky vit është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është viti i 75 vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë e kolaboracionistët. 2019 është pragu i 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, i vitit kur shqiptarët treguan se nuk janë vetëm një komb luftëtarësh, por edhe një popull që e do dhe punon për ndërtimin e demokracisë.
Është një koinçidencë domethënëse që fillimi i parlamentarizmit dhe lufta e Vlorës kanë ndodhur në të njëjtin vit.Të dyja këto ngjarje ishin prova të fuqishme të zhvillimit politik të shoqërisë shqiptare, të rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit në emër të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë. Fitorja e Vlorës ishte vulosja e fitores së Lushnjes.
Kongresi i Lushnjës përmbylli periudhën e shtetformimit dhe vendosi arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar. Kongresi shprehu në mënyrë të qartë vullnetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mos lejuar një coptim tjetër fatal të trojeve të tyre që po vendosej në Konferencen e Paqes në Paris. Por vendimet historike të Kongresit të Lushnjes dhe ndërhyrjet e presidentit Uillson, i cili u ndali dorën fuqive europiane dhe parandaloi copëtimin e Shqipërisë, në verën e vitit 1920 u vunë përsëri në provë.
Shqipërisë së pavarur i duhej kthyer Vlora dhe krahina e saj, e cila mbahej e okupuar nga ushtria italiane që prej Luftës së Parë Botërore. Nuk mund të kishte Shqipëri të lirë e sovrane me Vlorën të pushtuar. Patriotët dhe populli vlonjat e kuptuan dhe e realizuan këtë mision historik. Më 29 maj 1920, Kuvendi i Barçallait, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë krahinës, vendosi fillimin e Luftës së Vlorës. Për organizimin dhe drejtimin e luftës zgjodhi Komitetin ?Mbrojtja Kombëtare?, të kryesuar nga divi vlonjat, biri i Armenit, Osman Haxhiu.
Kur flasim për Luftën eVlorës, nuk mund të mos kujtojmë e nderojmë për simbolin e saj, legjendën e kësaj Lufte, Selam Salarinë.Komandantin e parë të përgjithshëm, Ahmet Lepenica. Kapedanët e luftëtarët Sali Vranishti, Kanan Mazja, Zigur Lelua, Sado Koshena, Isuf Rustemi, Azbi Canua, Toto Hosi, Selman Hyseni, Mato Robi, Bajram Qamili, Memo Brati, Mehmet Mallkeqi, Halim Rakipi, Nase Beni, Hodo Zeqiri, Halim Rakipi, Rrapo Çelo, Sheme Sadiku, Beqir Velo, Abdurrahman Çiraku e Zenel Ramohitua me shokë.
Edhe sikur asnjë dokument historik të mos kishte mbetur për Luftën e Vlorës, do të mjaftonte kujtesa dhe muza popullore për ta rindërtuar historinë e saj. Poeti do të brohoriste: ?Vlora, Vlora, Vlora, Vlora/ Bjeri, moj, t’u lumtë dora!?, ndërsa populli do të këndonte ?Te ura në Drashovicë/ Qëllon topi i Italisë?. Në vjeshtë të vitit 1943 populli do të këndonte përsëri: ?Moj Mavrovë e Drashovicë/Ç?hata bëre ato ditë?.
Në këtë vit të 75 vjetorit të çlirimit, populli i Vlorës e Labërisë, si gjithë populli shqiptar, është krenar për kontributin që dha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë kam ndjekur e përshëndetur të gjitha ngjarjet e shënuara të Luftës Nacional-Çlirimtare në këtë 75 vjetor. Kam inkurajuar përpjekjet e Qeverisë, të Komisionit të posaçëm për 75 vjetorin e çlirimit dhe të institucioneve për kremtimin e kësaj ngjarjeje monumentale me nderimin që i takon. Përgëzoj përpjekjet e organizatës së veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve për përkujtimin dhe festimin e ngjarjeve kryesore të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ruajtjen e transmetimin e vlerave antifashiste.E vërteta e kësaj Lufte as mund të mohohet, as mund të errësohet. Asnjë kontribut tjetër nuk mund të sillte çlirimin e Shqipërisë pa luftën e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Ishte lufta e Ushtrisë së partizanëve shqiptarë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe në krahun e aleancës më progresiste të kohës.
Sot, të jesh në anën e duhur të historisë do të thotë: Të nderosh patriotët, luftëtarët, çlirimtarët dhe dëshmorët që kanë rënë për Shqipërinë; Të mbash, dhe jo tu ikësh përgjegjësive kombëtare e politike për konsolidimin e demokracisë dhe mirëqenien e shqiptarëve; Të respektosh Kushtetutën dhe ligjet përkundër aventurave politike dhe egocentrizimit elektoral; Tu përkushtohesh reformave për zhvillimin e vendit dhe forcimin e institucioneve, përkundër shpikjes së armiqve, rreziqeve dhe rikthimeve imagjinare.?,- nëvizoi, midis të tjerash, në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer “re...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e ka “shkundur” kreun e...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, njëkohësisht ish...
Ambasada Amerikane ka përcjellë sot një tjetër mesazh të for...
Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka apeluar...
Avokati, Spartak Ngjela, ka deklaruar se shkarkimi i Preside...
Deputeti i Partisë Konsevartore, Kujtim Gjuzi, ka kapur mat ...
Pas seancës së parë të sesionit të ri parlamentar ka reaguar...
Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar për mungesën e u...
Ndoshta mund të duket çudi, ndoshta duket e pabesueshme, por...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari është kapur “dhëmbë për d...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka njoftuar s...
Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina...
Sikurse ishte planifikuar Kuvendi i Shqipërisë nisi funksion...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka komentuar r...
Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Gazetari Ylli Rakipi ka dhënë detaje rreth një darke që Krye...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...