web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kryeministri të mbledhë me urgjencë deputetët”/ Frika që po pushton Britaninë

19 Gusht 2019, 14:45, Kosova & Bota CNA

Boris Johnson gjendet nën presionin e deputetëve të cilët kërkojnë mbledhjen e Parlamentit pasi frika për dëmtimet që do t?i shkaktohen Britanisë nëse del nga BE po rriten gjithnjë e më shumë. Një Brexit pa marrëveshje do të ndikonte shumë në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri ka pohuar përsëri që do të angazhohet maksimalisht për tu larguar nga BE me 31 Tetor edhe pse aleatët e tij vendosën të përhapin panik me detajet që dolën nga dosja sekrete e Whitehall, e cila publikoi çfarë do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të largohej nga BE me një Brexit pa marrëveshje.

Por Konfederata e Industrisë Britanike ka deklaruar se është e pamundur të përgatitesh plotësisht për përçarjet që do të ndodhin pas daljes së UK nga BE pa një marrëveshje.

Sot kancelari John McDonnell ka paarqitur një kërkesë pranë kryeministrit, që të shkurtojë pushimet e zyrtarëve për të përballur me deputetët në Ëestminster.

Jeremy Corbyn, lideri i partisë Labouriste është shprehur se është në të njëjtin mendim: ?Në e mbështesim kërkesën e mbledhjes sa më shpejt të Parlamentit?.

Dhoma e Komunave nuk duhet të kthehet deri më 3 shtator por më shumë se 100 deputetë kanë nënshkruar një letër duke kërkuar z. Johnson të mbledhë në mënyrë urgjente Parlamentin, në mënyrë që ata të mund të shqyrtojnë planet e qeverisë Brexit në mes të panikut që është përhapur, që Mbretëria e Bashkuar do të ndahet nga Brukseli pa një marrëveshje.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga