Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padi kundër organizatorit të festivalit tradicional popullor ?Logu i Tërgajës? në Cem të Malësisë, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, raporton radioja Zeri i Amerikës, duke ju referuar njoftimit të Ministrisë.
?Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk mund të guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi?, thuhet në kumtesë, raporton VOA, duke vijuar:
Më tej thuhet se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze.
?Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë?, përfundon kumtesa e Ministrisë së Kulturës.
Ndaj paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe koalicioni që mbanë pushtetin në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar.
?Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë?, thuhet në reagimin e Nimanbegut.
Nimanbegu ka shtuar se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe do ?të shohim mënyrën përshtatshme për kundëreagim?.
Në këtë kuadër reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për vetë ministrisë së kulturës dhe qeverinë së Malit të Zi.
?Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten?,thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar.
Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës, Forumi Shqiptar vë në dukje se ?është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare?.
Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës ?duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu?.
Ligji mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi parasheh gjobë për përdorimin e çdo flamuri kombëtar pa flamurin e shtetit të Malit të Zi.
Kohëve të fundit është shënuar rasti i një qytetari në Ulqin, i cili u dënua për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptarë, ndërsa në Malësi një qytetar tjetër kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private. Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë dorëzuar përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin malazez, por në votimin e deputetëve ky propozim nuk mori shumicën e votave në parlament.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një shtetas ko...
Një vajzë 14 vjeçare nga Britania supozohet të jetë përdhun...
Një zjarr i madh është përhapur me një shpejtësi të madhe du...
Ken Clark është shprehur mbrëmjen e kaluar se është i gatshë...
Të tjera lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orët ...
Groenlanda hodhi sot (të premten) poshtë idenë se mund të je...
Presidenti Donald Trump duket se është në kërkim të blerjes ...
Ka 10 ditë që familjarët e Florim Sadikut, i burgosur në Dur...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kampusin Universitar në Al...
Dy fuqitë atomike janë në konflikt për territorin e Kashmiri...
Izraeli ndaloi të enjten dy ligjvënëse amerikanë të hynin në...
Laburisti, Jeremy Corbyn kërkon të marrë të paktën për një k...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të enjten se ka pranuar k...
Jeremy Corbyn ka sfiduar partititë opozitare dhe rebelët e T...
Jeffrey Epstein kishte bërë një portret që ngjan me Bill Cli...
Shtetet e Bashkuara thonë se janë “thellësisht të shqetësuar...
Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ran...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar a...
Një person ka mbetur i vdekur, pas një përplasje midis grekë...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk e ka pë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...