web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Marrëveshje që s'duhen përsëritur"/ Meta mesazh Ramës

15 Gusht 2019, 07:11, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir meta, nga malet ku po kalon pushimet vijon me mesazhet në rrjete sociale.

Mëngjesin e sotëm ai është shfaqur duke lexuar librin e Ilir Ikonomit “Esat Pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti”.

Duke përjellë, kështu një mesazh për kryeministrin e Edi Rama, pasi në një nga konferencat e tij të mëhershme për shtyp, Meta pati deklaruar se ishte politikan i racës së Avni Rustemit, i cili ekzekutoi Esat Pashë Toptanin.

“Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten”, shkruan Meta në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga