web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS zien, institucionet tallen me qytetarët/ "Shpërthen" kryesocialisti i Lazaratit

15 Gusht 2019, 06:25, Aktualitet CNA

Institucionet vendore nuk funksionojnë. Këtë fakt e pohojnë vetë drejtuesit e Partisë Socialiste.

Ky fakt vërteton edhe njëherë ata çfarë CNA.al  ka shkruar para disa ditësh se shteti ka rënë dhe ka dështuar, pasi Ministrat dhe drejtorët, janë shpërndarë në Bashki të ndryshme, duke bërë punën që nuk  e kanë bërë vartësit e tyre.

Kreu i PS-së, Lazarat, Mexhit Jupi ka dhënë alarmi se Agjencia e Ofrimit të Shërbimive Publike të Integruara (ADISA), në Gjirokastër nuk funksionon.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Jupi deklaron se ka marrë një sërë ankesash nga qytetarët për mosofrimin e shërbimit në ADISA.

Ai  ka lëshuar akuza ndaj drejtueses së ADISA-s në Gjirokastër, Marseda Xarba si dhe ndaj punonjësve, pasi sipas tij e kanë kthyer këtë institucion në një çiflig privat sikur e kanë të babait.

Postimi i plotë:

Zyrat e sherbimin qe kaq shume u promovuan! Zyrat e sherbimit qe kaq shume u investuan! Zyrat qe prodhojne kaq e kaq te ardhura! Jane ato qe i bejne njerezit te vuajne me ore te tera per te mare sherbim! Jane ato qe drejtohen dhe komandohen nga njerez qe mendojne se ja kane kaluar dhe Ajshtajnit!

Duke harruar qe jetojme ne ?Gjirokaster? por kjo eshte tjeter teme!!! Pavaresisht justifikimit se ka shume emigrante dhe rradhet jane te gjata! Titullarja, punonjesit dhe personeli nuk kane asnje te drejte ta kthejne ate ne Institucion privat.

Ne fund te fundit paguhen nga taksat e atyre njerezve qe kerkojne te marrin sherbimin. Ne fund te fundit ata per ate pune jane aty per te dhene sherbim! Nuk eshte e nevojshme qe pas gjithe aty oreve pritje te shikosh apo dhe te degjosh ironine, sarkazmen, indiferencen, paditurin dhe fudullekun se as qe jua ka njeri zilin thua se ju ke vajt ne pronen e babait!! TURP per Institucion ADISA -TURP per kush ndjen pergjegjesi- MJERE ata qe presin ne rradhe./CNA.al





Lajmet e fundit nga