web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nesër “shpërthen” Festa e Birrës në Korçë/ Një arsye e fortë për të “braktisur” bregdetin

13 Gusht 2019, 11:17, Sociale CNA

Festa e Birrës në Korçë është një nga ?konkurrentet? më të forta të bregdeteve. Kjo është një nga festat që çdo vit e mbush Korçën me vizitorë e turistë të huaj që vijnë dhe shijojnë festën.

Bashkia e Korçës ka njoftuar se Festa e Birrës starton nesër dhe do të zgjasë deri më 18 gusht. Këngëtarët më të njohur të muzikës do të performojnë duke dhuruar spektakël dhe entuiziasëm tek publiku.

Disa nga emrat që do të ndezin këtë festë janë: Endri dhe Stefi Prifti, Anxhela Peristeri, Mateus Frroku, Devis Xherahu, Eugent Bushpepa, Aurel Thellimi, Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe shumë të tjerë.

Ndërsa këngëtarja e njohur Elvana Gjata do të performojë për herë të parë për Festën e Birrës./ CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga