web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Eja, bir! Eja!”/ Gazetari i njohur bën rrëfimin prekës: U përlota dhe fshiva cepin e syrit…

12 Gusht 2019, 13:47, Sociale CNA

Nga Agim Xhafka

Dje isha në Korçë. Këmbët më çuan te shtëpia e vjetër. Ku u linda dhe ku kalova fëmijërinë dhe rininë e hershme. Zemra rrihte si ato trokitjet te porta kur më grinte uria. Hyra te shkalla e u rrashë fort dyerve të çdo kati. Askush nuk ma hapi.

Nuk u dëgjua gërvima e menteshave të vjetra. Heshtje dhe mall. Nisa të zbres i brengosur. Kur te dritarja e shkallëve pashë të valëvitej një perde e bukur. Era e ngrinte sikur të që fustan basme i ndonjë çupke të hijshme. Dhe një kat më poshtë era lozte me tylin e bardhë. Nuk gjeta frymë njeriu ama mirëseardhjen ma kishin gatitur. Në shkallë duartrokisnin perdet. Duartrokisnin për mua.Eja ,bir! Eja!

Kjo lojë tyli ishte dhe siguracioni i pallatit nga hajdutët. Fqinjët e mij jetojnë e punojnë nëpër glob,por perdet lozonjare janë sistemi i alarmit me paswordin:? Ndal, se këtu jetohet! S?janë njerëzit,por bëjnë roje kujtimet.?
Vërtet, në ato pak minuta sikur pashë te perdet e bardha gjithë filmin e jetës sime. U përlota dhe fshiva cepin e syrit te cepi i tylit që lodronte e vallzonte me erën. Mbase nga që më gëzohej dhe mua. Mbase?/CNA.al





Lajmet e fundit nga