Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Me përfundimin e auditimit për ?Cilësinë dhe sigurinë e barnave në rrjetin e hapur farmaceutik dhe shërbimin spitalor?, përmes një njoftimi për shtyp, Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije gjetjet pas hartimit të raportit.
Sipas KLSH-së edhe pse ligji i barnave, i cili ka më shumë se 4 vjet që është miratuar, mbetet i pa zbatueshëm plotësisht, për arsye se një pjesë e konsiderueshme e akteve nënligjore, që parashikohen për zbatimin e tij, ende nuk janë miratuar, duke ndikuar në garantimin e cilësinë dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në vend.
Ndër shkeljet që janë gjetur nga KLSH janë:
Po ashtu, nga auditimi KLSh-ja konstaton se:
Është shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 11,798,547 lekë në total, i ndarë si vijon:
– 500,000 lekë nga mosvendosja e penaliteteve nga inspektorët e Agjencisë së Kontrollit të Barnave.
4,207,434 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të marrjes në dorëzim të barnave në QSUT, të cilët kanë marrë në dorëzim 426 flakon ?Asparaginaze? në kundërshtim me përcaktimet e kontratës së furnizimit;
– 3,505,097 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të planifikimit të nevojave për barna dhe materiale mjekimi për vitin 2017, ku si pasojë e planifikimit të gabuar.
– 3,586,016 lekë të shkaktuar nga titullari i Agjencisë së Kontrollit të Barnave, i cili ka lëshuar autorizimin e importit për barin ?DUODOPA?, në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë.
Deklarata e plotë e KLSH:
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Qershor të vitit 2019 përfundoi auditimin e performancës me temë ?Cilësia dhe siguria e barnave në rrjetin e hapur farmaceutik dhe shërbimin spitalor?, të kryer pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, për të cilin Kryetari i KLSH mori Vendimin nr.34, datë 04.08.2019 në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e këtij auditimi.
Kërkesat kryesore të qytetareve dhe pacientëve përpara miratimit të ligjit të barnave në korrik 2014, përqëndroheshin kryesisht tek:
– Nevoja e uljes së çmimit të tyre, si mundësi për të plotësuar më shumë kërkesat e shërbimeve spitalore;
– Garantimi i cilësisë dhe sigurisë së barnave;
– Rritja e kategorive përfituese në skemën e rimbursimit, dhe
– Aksesi i barabartë për blerjen e barnave.
Nga auditimi, KLSH arrin ne përfundimin se këto kërkesa dhe pritshmëri të qytetarëve dhe pacientëve janë shumë larg realizimit. Mungesa e objektivave strategjikë për shërbimin farmaceutik në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave. Ndërkohë që heqja e detyrimit ligjor për importin e barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, që ato të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së, me amendimin e Ligjit ne tetor 2015, duke u mjaftuar vetëm që ato të kenë regjistrim lokal në vendet e origjinës, e ka ekspozuar qytetarin shqiptar ndaj ilaçeve, të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së, në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave.
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si një institucion përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave, vijon të jetë jo efektive në veprimtarinë e saj, edhe si rezultat i mungesës së çertifikimit dhe akreditimit të laboratorit të analizave dhe numrit të papërfillshëm të analizave të kryera. Për periudhën 2017-2018, agjencia ka kryer vetëm 12% të barnave që duhej të analizonte. Sistemi i farmakovigjilencës është pothuajse inekzistent në veprimtarinë e tij, duke mos patur fare ndikim në garantimin e sigurisë së barnave në vend.
Shërbimet farmaceutike pranë spitaleve vazhdojnë të jenë të pa akredituara dhe në kushte jo optimale, sipas praktikave të mira të ruajtjes dhe qarkullimit të barnave. Spitalet publike vijojnë të akumulojnë barna jashtë afatit të skadencës, si rezultat i planifikimeve të gabuara dhe të keqmenaxhimit të tyre.
Cilësia dhe siguria barnave mbeten ende ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe një problem i vazhdueshëm i sistemit shëndetësor në Shqipëri. Perceptimi i tyre është që cilësia dhe siguria e barnave është e pa garantuar nga institucionet përgjegjëse.
Përveç ketyre mesazheve qendrore, gjetjet e KLSH nga auditimi konsistonin ne:
– 500,000 lekë nga mosvendosja e penaliteteve nga inspektorët e Agjencisë së Kontrollit të Barnave, në rastet e mosrespektimit të kërkesave të Ligjit nr. 105/2014 ?Për barnat dhe shërbimin farmaceutik?, i ndryshuar, nga subjektet tregtare të sektorit farmaceutik, të kushteve të ruajtjes së barnave, si dhe tregtimin e tyre pa pullën e kontrollit;
– 4,207,434 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të marrjes në dorëzim të barnave në QSUT, të cilët kanë marrë në dorëzim 426 flakon ?Asparaginaze? në kundërshtim me përcaktimet e kontratës së furnizimit;
– 3,505,097 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të planifikimit të nevojave për barna dhe materiale mjekimi për vitin 2017, ku si pasojë e planifikimit të gabuar dhe në kundërshtim të përcaktimeve të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT, nr. 274, datë 20.09.2016 ?Për ngritjen e komisionit për planifikimin e nevojave të shërbimeve mjekësore për barna dhe materiale mjekimi, për vitin 2017?, është krijuar një stok prej 353 flakonë ?L-asparaginaze? të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT;
– 3,586,016 lekë të shkaktuar nga titullari i Agjencisë së Kontrollit të Barnave, i cili ka lëshuar autorizimin e importit, nr.24592, datë 15.01.2019, për barin ?DUODOPA?, në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr.81, datë 06.03.2008 ?Për bashkëpunimin në regjimin e import-eksportit të barnave dhe zhdoganimin e tyre?.
Në përfundim të auditimit, KLSH ka rekomanduar një sërë masash për përmirësimin e gjendjes, ndër të cilat më kryesoret janë:
?Çmim Spitalor?, si dhe për çdo aplikim nga subjektet tregtare për autorizim përdorimi, në rastet kur bari ka destinacion farmacitë spitalore, të kërkojë nga subjekti kontratën e furnizimit të lidhur me strukturën spitalore.
Muaji gusht ka ardhur më i nxehtë se muajt e tjerë dhe qytet...
Lirimi i plazheve ka vijuar në Vlorë, Himarë, Pogradec dhe r...
Kanina është një nga zonat me potencial të pashfrytëzuar tur...
Sistemi arsimor në vend, vit pas viti ka humbur lidhjet me t...
Dita e sotme do të karakterizohet nga rritje e lartë tempera...
Këto janë titujt e faqeve të para, të shtypit për ditën e so...
Dashi Sot është një kohë shumë e mirë për të nisur një proje...
Kur vjen puna te transparenca, te llogaridhënia dhe te kontr...
Natyra në Shqipëri është aq e bukur saqë nuk është nevoja të...
Gjatë viteve të fundit, turizmi është kthyer në një nga sekt...
Për të gjithë ata që janë të interesuar që të kalojnë pushim...
Kthjellimet mbeten prezente në territorin shqiptar, duke bër...
Këto janë faqet e para të shtypi të ditës, e enjte 8 Gusht 2...
Jo çdo ditë mund të jetë fantastike. Sot nuk do të ketë shum...
Teksa të enjten ish mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha,...
Të rinj gjithnjë e më tepër dixhitalë, ‘multi-tasking’ dhe t...
Libri i Isuf Kalos për “sekretet” e Bllokut duket se ka traz...
Keni bërë pazaret, keni blerëperimet, produktet bazike, djat...
Në vijim të opracionit ‘Plazh i lirë”, që po zhvillohet në k...
Ligji i ri “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...