Spastrohen zaptuesit e bregdetit/ Prokuroria "mbytet", nga dosjet hetimore
Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e plazheve për...
Strukturat e Administratës Doganore gjatë ushtrimit të kontrolleve në zbatim të planit operacional, i fokusuar tek sektori hidrokarbur dhe produktet e akcizës, konstatuan mungesë të një sasie të madhe të produktit të benzines, në magazinat fiskale të Porto Romanos.
Gjatë një inspektimi të Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, në këto magazina, është bërë e ditur, rezultati i kontrollit mbi një subjekt, ndër më kryesorët në tregun vendas.
Gjatë kontrollit të kryer ka rezultuar se ka pasur mangësi në deklarimin në depozitë me rreth 233 mijë litra benzinë. Vlera e munguar nga kjo shkelje dhe penaliteti që iu vendos subjektit është rreth 41 milionë lekë.
Drejtori i Përgjithshëm i Dogana z.Arlind Gjokuta tha se kjo është shkelje për herë të pare dhe për këtë arsye penaliteti që aplikohet është 1-fish mbi vlerën e detyrimit. Në rast përsëritje do të jetë 3-fish dhe për herë të tretë shkon deri në 5-fish të detyrimit dhe revokim të autorizimit për ushtrimin e veprimtarisë.
?Kjo është një nga pjesët e procesit që ne po kryejmë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Ajo që po mundohemi të bëjmë është inventarizimi fizik i të gjithë gjendjes në magazinat fiskale. Krahasimi i gjendjes me sistemin, me deklarimet që kemi në sistem dhe më pas kryqëzimi i informacionit me të gjitha faturat e shitjes dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të kuptuar që nga momenti i importit dhe deri në pikën fundore gjithë informacioni është i përcjellë saktë dhe gjithë produkti është i fiskalizuar dhe i pasqyruar drejt kundrejt detyrimeve doganore fiskale ndaj shtetit?, tha z.Gjokuta.
Në muajin gusht fokusi i kontrolleve do të jetë sektori i produkteve të akcizës, duke filluar nga karburanti, pijet alkoolike, kafeja,etj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj.Anila Denaj theksoi se po bëhet një analizë e plotë me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje.
?Ne do të monitorojmë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivave për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhje të depozitave. Gjithashtu do të zhvendosemi edhe në Fier, si dhe në çdo pike ku ka magazinë doganore. Kjo jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës?.
Ministrja Denaj i bëri apel bizneseve të vlerësojnë dhe të deklarojnë në mënyrë të plotë produktet që tregtojnë. Qëllimi i administratës fiskale nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi i subjekteve për të zbatuar me korrektësi legjislacionin fiskal në fuqi./ CNA.al
Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e plazheve për...
Në orët e para të mëngjesit besimtarët shqiptarë kanë falur...
Këto janë faqet e para, të shtypit për ditën e sotme, e diel...
Dita e diel datë 11 Gusht. moti do të mbetet me diell dhe ...
Është rikthyer sërish në Velipojë aksioni i Policisë për lir...
Këto janë titujt e faqeve të para të shtypit për ditën e sot...
Dita e shtunë datë 10 Gusht moti do të mbetet me kthjellim...
Dashi Fatkeqësisht, kur të zbuloni të vërtetën mbi një çësht...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar katër subjekte në...
Studiuesi Vladimir Kola është refuzuar si pedagog nga Univer...
Ish zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka ka njoftuar se s...
Me përfundimin e auditimit për “Cilësinë dhe sigurinë e barn...
Muaji gusht ka ardhur më i nxehtë se muajt e tjerë dhe qytet...
Lirimi i plazheve ka vijuar në Vlorë, Himarë, Pogradec dhe r...
Kanina është një nga zonat me potencial të pashfrytëzuar tur...
Sistemi arsimor në vend, vit pas viti ka humbur lidhjet me t...
Dita e sotme do të karakterizohet nga rritje e lartë tempera...
Këto janë titujt e faqeve të para, të shtypit për ditën e so...
Dashi Sot është një kohë shumë e mirë për të nisur një proje...
Kur vjen puna te transparenca, te llogaridhënia dhe te kontr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...