web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Çfarë borxhi të kanë demokratët, legen?/ Degjenerohet Basha

8 Gusht 2019, 06:52, Politikë CNA

Kreu i PD-së Lulzim Basha, pasi dogji mandatet, duke u larguar nga institucionet qëndrore, i dorëzoi edhe pushtetin vendor mazhorancës.

Basha i dhuroi në tavolinë 61 Bashkitë kryeministrit Edi Rama me 30 Qershor.

Demokratët nuk kanë asnjë përfaqësues të tyre si në institucionet qëndrore dhe në ato vendore, për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të Lulzim Bashës.

Marrja e detyrës nga kryebashkiakët e rinj dhe konstituimi i këshillave bashkiakë, është drejt fundit. Dje u mor Bashkia e Kamzës, dhe pritet tashmë të merret dhe Bashkia e Shkodrës, të cilën Voltana Ademi këmbëngul se nuk do ta lëshojë.

Ndërkohë që ndodh e gjithë kjo situatë, Basha nuk është në Shqipëri. Kryebashkiakët e djathtë të lënë në mëshirë të fatit janë detyruar të largohen ashtu siç ndodhi dje me Bashkinë e Kamzës.

Basha është mjaftuar me një postim në rrjetet sociale, ndërsa kryebashkët e djathtë që i la në mes të rrugës, përfshirë këtu edhe atë të Kamzës, Xhelal Mziu, kanë shmangur përplasjet dhe sherret që mund të degjeneronin deri tek përdorimi i armëve.

“Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!”, shkruan ndër të tjera Basha në rrjete sociale.

Nuk ka ditë që demokratët të mos shpërthejnë kundër tij. Nga komentet që shkruajnë tek postimet e Bashës në rrjete sociale, vërehet një zemërim i madh, që vështirë se do të zbutet.

“Nuk nuk e keni hiç mirë që i latë dhe po i lini bandat e socialistëve të sillen në këtë mënyrë me shtetin, ligjet e shtetit dhe popullin demokrat. Nëse populli nuk udhëhiqet drejt nje revolucioni permanent për përmbysjen e diktaturës sot, nesër do jetë tepër vonë. Dorëzimi i pushtetit lokal ne duart e diktaturës është akti më i rëndë politik. Rama nuk ikën me parulla, po duke e nxjerë me zor nga zyrat. Parullat dhe faktet nuk janë njëlloj. Jemi shumë të irrituar nga kjo sjellje dhe frika juaj ndaj guvernatorëve”, i shkruan një demokrat Bashës.

Por, holandezi fluturues nuk ka kohë për t’u marrë me demokratët dhe për t’i sqaruar një për një.

“Pse nuk organizoni tani protesta që janë kthyer shqiptarët në vendin e tyre nga emigrimi për pushime se ne e dimë tamam si rrëzohet mafia qeveritare siç bënë në Rumani para pak vitesh”, sugjeron një demokrat.

Protestat nuk organizohen me kaseta të shpërndara nga zyra e shtypi apo dhe postime në rrjete sociale dhe as nga Holanda e Portugalia.

“Ua dhurove, i more në qafë demokratët. Ika nga Shqipëria kur morën komunistat shtetin dhe me sa shoh këta me ty Lul, s’do e lëshojnë më….

Vota sot është arma e luftës, por ju e shitni armën tuaj edhe futeni në luftë me duar boshe, kërkoni të luftoni me thonj. Ky Lul gomari i ka punët në terezi edhe Rama po ashtu, por shqiptarët  të ngrihen nëpër protesta, ngrihuni e futuni flakën këtyre dy kopilave për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa…..

Shqiptarët dhe demokratët të kanë dhënë gjithë mbështetjen, por ti i more në qafë. Hapi rrugë ndonjë tjetri, se nuk je për këtë punë z. Basha…

Z.Basha faji i juaji është që këta bandit, siç i quani ju po vjedhin vendin  dhe po e bëjnë që  çdo shqiptar të urrejë vendin tonë. Pra, fajtor je ti i pari, që bën pakt me Edi Ramën, që i dhurove të gjitha bashkitë gjakpirësëve si Rakip Suli”.

Janë këto disa nga komentet e demokratëve që kanë vërshuar në rrjetin social të Bashës.

Nuk ka të ndaluar zemërimi i demokratëve me Bashën. Ata e argumentojnë me fakte dështimin e tij.

“M 14 Tetor Edi Rama pati deklaru se Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 61 Bashki. Plot dy muaj ti Lulzim Basha na the se nuk ka zgjedhje me 30 Qershor. Ku jemi sot o Lul? Ku i ke sot Bashkitë Shkodër, Lezhë, Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Tropojë dhe kur kanë qenë në dorë të PS-së. Nëse Partia Demokratike do hynte në zgjedhje me kandidatet e vet sa Bashki do kishte të vetat sot? Çfarë borxhi të kanë demokratët ty o Lul që i mban peng njëlloj sikur Edi Rama, që tallet me shqiptarët si ti dojë qefi, vetëm qe ti je në krye të Opozitës.Turp që mburresh me 85% që nuk morën pjesë në votime. Po të merrnim pjesë në votime me kandidatët tanë sot Partia Demokratike do të kishte 40 Bashki të veta”, argumenton një demokrat.

Komentet shpërthyese të demokratëve janë të shumta. Kjo tregon dhe se si do të vazhdojë aksioni i famshëm opozitar në Shtator, që siç duket pa nisur ende është i dështuar, pasi Basha do të ndëshkohet nga demokratët që i gënjeu dhe tradhtoi./CNA.al





Lajmet e fundit nga