web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas në Kamëz/ Militantët e PS-së thyejnë derën e bashkisë

7 Gusht 2019, 14:12, Politikë CNA

Kryetari i ri i Bashkisë Kamës, Rakip Suli, nuk ka pritur gjatë për të marrë detyrën.

Menjëherë pas betimit dhe konstituimit të Këshillit bashkiak, mbledhje kjo e zhvilluar në ambientet e shkollës ?Ibrahim Rrugova?, militantët e PS-së kanë mbërritur para Bashkisë.

Ata kanë hapur me forcë derën e institucionit duke thyer edhe xhamat, në mënyrë që kur të vijë Kryetari i ri, dera të jetë  e hapur.

Megjithëse krybashkiaku në ikje Xhelal Mziu, deklaroi, më herët, se nuk do ta lirojë zyrën, duke qenë se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe i bërë thirrje demokratëve që të protestojnë, këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij.

Ndërkohë që Suli pritet të mbërrijë nga momenti në moment./CNA.al





Lajmet e fundit nga