web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Koncesionet dhe PPP-të”/ Rrëshket Ilir Meta

7 Gusht 2019, 13:01, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ?Koncesionet dhe PPP-të?.

Por, duket se ka kaluar pa u vënë re fakti, se dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit të koncesioneve, shtyn datën e hyrjes në fuqi të ligjit.

Presidenca e Republikës bëri me dije se, ?Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11251, datë 05.08.2019, ka vendosur:

Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019, ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, ?Për koncesionet dhe partneritetin publik privat?, të ndryshuar?, me qëllim përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.?

Sipas tekstit të shpërndarë nga Presidenca:

Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 50/2019, duke bërë një vlerësim dhe analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar; praktikës parlamentare të ndjekur për këtë projektligj; përputhshmërisë së ligjit të miratuar në raport me respektimin e parimeve kushtetuese, interesin publik, duke krahasuar qëllimet e kësaj iniciative ligjore me momentin e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore.

Në përfundim të shqyrtimit, thotë njoftimi Presidenti i Republikës na paska arritur në përfundimin se: “Miratimi i ndryshimeve në ligjin e koncesioneve është një nismë pozitive, por tepër e vonuar e Kuvendit të Shqipërisë, dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit.

Ligji nr. 50/2019,  i përcjellë për dekretim i duhet kthyer Kuvendit me qëllim rishikimin e neneve 17 dhe 18 të tij, pasi këto dy nene shtyjnë subjektivishthyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhënien e kontratave koncesionare/PPP, që po ky ligji i ri parashikon.

Presidenti i Republikës, kërkon rishikimin tërësor të këtyre dy neneve, sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi keto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.

Projektligji në fjalë pasi u shqyrtua në datat 11, 18, 25 dhe 26 shkurt 2019 në Komisionet respektive Parlamentare, u shqyrtua në seancën plenare të datës18.07.2019, duke u mbajtur pezull në mënyrë të paarsyetuar për një periudhë 4-mujore.”

Më tej vijon:

“I vetmi dokument që evidentohet se është krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe që ka lidhje me këtë ligj përgjatë gjithë kësaj periudhe boshe 26 shkurt 2019 ? 18 korrik 2019, është kërkesa e deputetit Arben Ahmetaj e datës 17 korrik 2019, i cili kërkonte seancës plenare ndryshimin pa argumenta të neneve 17 dhe 18 të projektligjit, për të shtyrë afatin e dhënies pa kufizim të koncesioneve në çdo fushë të ekonomisë së vendit, edhe për një afat 3-mujor shtesë deri në 1 tetor 2019”.

Në fund deklarohet kthimi mbrapsh i ligjit që me qëllimin që të rishihet afati i hyrjes në fuqi, domethënë data 1 tetor të afrohet më shumë. Dhe kjo bëhet me dekretin e datës 7 gusht.

Që Presidenti ka probleme të hershme me kalendarin, ky fakt është dëshmuar rëndom kohët e fundit.

Por kësaj radhe çështja bie pak edhe erë bashkëpunim me qëllim shtyrjen e hyrjes në fuqi të ndryshimeve përtej datës 1 Tetor.

Arsyetojmë pak me kalendar në dorë!

Sesioni i ri parlamentar hapet pas datës 2 shtator. Javën e parë të shtatorit domethënë deri në datën 5 mbledhja e kryesisë së kryetarëve do fusi në kalendar dekretin. Dekreti javën e dytë të shtatorit do shqyrtohet në komisione. Vetëm javën e tretë të shtatorit dekreti mund të shqyrtohet në seancë plenare.

Duke pasur parasysh që ligjet hyjnë në fuqi jo më parë se dy javë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, atëherë data e re e hyrjes në fuqi të ndryshimeve, s’mund të ndodhë të jetë përpara datës 1 tetor.

Presidenti duhet të nxjerrë dekret ku të deklarojë që ose po i shërben të njëjtave interesa për të cilat akuzon maxhorancën, ose që është idiot që s’e ka idenë që kalendari nuk kthehet dot mbrapsh. Dikush t’i shpjegojë Ilir Metës se si lexohet kalendari./CNA.al





Lajmet e fundit nga