Euro pëson rënie historike/ Zbuloni sa u këmbye sot
Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit ...
Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur një shqetësim që prek të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ekonominë në tërësi.
Sipas Tomorrit, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri mbrohen nga ligje të cilat e ?çojë ujin vetëm në një krah?, tek bankat.
Tomorri arsyeton se komisionet bankare janë tmerrësisht të larta edhe për transaksione bankare të cilat nuk kanë asnjë risk. Kjo gjë ndodh pasi në shumë raste pagesat janë të detyrueshme me ligj të bëhen përmes transaksioneve bankare.
Banka e Shqipërisë, e cila duhet të ishte rregullatori për të vendosur balancën mes bankave dhe qytetarëve në të vërtetë bën krejt të kundërtën.
I vetmi që u përpoq të lëvizte një gurë në interes të qytetarëve ishte Arben Malaj, antari ende në detyrë i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shton ndër të tjera Tomorri, por deri tani BSH nuk e ka mbështetur akoma një gjë të tillë.
Postimi i plotë i Klodian Tomorrit
Karteli ligjor i bankave qe ka ngritur koncesioni i qeverisë
Nën petkun e luftës kundër ekonomisë informale, përgjatë dy dekadave të fundit, qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës i kanë dhënë jetë dhe kanë ngritur një skemë monstruoze grabitje, në qendër të të cilave qëndron sistemi financiar. E gjithë skemë është ngritur dhe mbrohet me forcën abuzive të ligjit, i cili çon ujë vetëm në një krah, tek bankat, ndërsa qytetarët janë të detyruar të paguajnë haraçet kriminale.
Fillimisht ishte detyrimi me ligj për të kaluar të gjitha pagat përmes sistemit bankar. Më pas të gjitha pagesat e biznesit mbi kufirin 150 mijë lekë dhe masa e fundit është detyrimi i çdo biznesi për të patur llogari bankare, pavarësisht aktivitetit që ai ushtron. Si rezultat, çdo transaksion ekonomik, që qytetarët kryejnë në jetën e përditshme janë të detyruar ta bëjnë përmes bankave, pa patur fuqinë minimale të negocimit për kostot.
I gjithë ky korpus ligjor i ka vënë qytetarët në një pozitë të pafuqishme përballë bankave, ndërsa këto të fundit në një pozitë qartazi dominuese, të cilën mund ta përdorin për fitime abuzive. Kjo fushë loje e pabarabartë ka çuar në një situatë çmendurie, duke e bërë sistemin financiar shqiptar të vetmin në botë, i cili aplikon komisione dyshifrore edhe për veprimet më të thjeshta, që nuk kanë asnjë risk.
Vitin e kaluar, një i njohuri im duhet të kryente një transfertë 288 euro nga një bankë jashtë shtetit tek një bankë vendase. Komisioni që ju ngarkua ishte plot 65 euro ose 22.5 për qind e shumës së transferuar. Transferta ishte e detyruar nga ligji të kalonte përmes bankës. Shkurt duke përdorur aparatin represiv të fuqisë legjislative në anën e tyre, bankat mund të shfrytëzojnë ekonomikisht qytetarët deri në nivele çmendurie.
Praktikisht prej disa vitesh, biznesi kryesor i bankave janë bërë komisionet dhe veprimet pa risk me borxhin e qeverisë. Kjo ka krijuar një incentivë perverse, e cila dëmton jo vetëm qytetarët por të gjithë ekonominë kombëtare. Duke patur fitime të garantuara nga komisionet dhe blerja pa risk e borxhit të qeverisë, bankat nuk kanë asnjë nxitje të kryejnë rolin kryesor për të cilin ato ekzistojnë, ndërmjetësimin financiar. Pra të grumbullojnë depozitat e qytetarëve për t’i shpërndarë si kredi për ekonominë. E madje, u lejon drejtuesve të tyre që të përfshihen edhe në marrëveshje okulte, pra të japin kredi të cilat kanë risk të lartë kthimi përkundrejt rryfshfeteve.
Nuk është rastësi, e madje është rast unikal në botë, që një sistem financiar të rezultojë çdo vit fitimprurës edhe pse niveli i kredive të këqija arriti deri në 25 për qind dhe kreditimi real i ekonomisë prej 6 vitesh është në stanjacion të plotë.
Kjo situatë perverse nuk është e rastësishme. Fuqia lobuese e bankave është e jashtëzakonshme dhe sa herë që dikush tenton të vendosë barazinë në fushën e lojës dhe të thyejë këtë qerthull negativ ato përdorin pushtetin për ta ndaluar. Arben Malaj, antari ende në detyrë i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ka kërkuar disa herë përgatitjen e listës së zezë të bankierëve, të cilët kanë rekordet më negative në treguesit e kredisë së keqe. Por pavarësisht kësaj institucioni i Bankës së Shqipërisë, të paktën deri tani nuk e ka mbështetur ndërmarrjen e një hapi të tillë.
Kjo është një situatë, e cila nuk mund të vazhdojë më kështu. Jo vetëm për shkak të padrejtësisë, por edhe sepse dëmton rëndë ekonominë. Ka ardhur koha që Banka e Shqipërisë, rregullatori i sistemit, të kuptojë se është një institucion publik, që i përket qytetarëve dhe nuk eshte krijuar per te qene palë në kartelin ligjor të bankave. Nga ana tjetër, qeveria duhet të rishikojë tërësisht korpusin rregullator të sistemit financiar, për të mbrojtur qytetarët nga koncesioni gjigand dhe abuziv që ka krijuar në sistemin financiar./CNA.al
Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit ...
Ministrja e Financave, Anila Denaj, foli sot për mediat lidh...
Rastet e mashtrimit të individëve apo bizneseve që mashtrohe...
Dy agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s dhe Standar...
Njërit prej bizneseve më të mëdhaja në Tiranë, i është vënë ...
Dhjetëra licensa për ta kultivuar për qëllime mjekësore bimë...
Pronarët e disa bizneseve në “Rrugën e Kavajës” kanë protes...
Qendra Kombëtare e Biznesit lajmëron të gjitha bizneset që k...
Sot (data 31 korrik) është afati i fundit për dorëzimin onli...
Hekurudha Shqiptare ka vendosur në dispozicion 1.5 milionë e...
Ministria e Financave ka përgatitur projektligjin “Për Fatur...
Më se një vit më parë, qeveria mori vendimin që të ulte prag...
Që nga sot bizneset e vogla mund të dënohen më shumë se sa f...
Sot ka hyrë në fuqi ligji që detyron të gjitha bizneset, edh...
Teksa agjencitë e këmbimit valutor kanë rezultuar si me rrez...
Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqëniesVitin e kalua...
Bitcoin nuk përbën më lajm, por një valë e re e shitjeve gja...
1) Ekonomitë e mëdha metropolitane përqëndruan dhe përshpejt...
Në rast se biznesi goditet nga politika ekonomike të gabuara...
Kryeministri Edi Rama është ndalur tek ekonomia, gjatë dëgje...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...