Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Teksa agjencitë e këmbimit valutor kanë rezultuar si me rrezik të lartë për pastrimin e parave në raportin e fundit të Moneyval (mekanizimi europian për kontrollin e pastrimit të parave), Banka e Shqipërisë ka forcuar kriteret për licencimin e tyre.
Të gjithë subjektet që do të aplikojnë për t?u licencuar në treg për të ushtruar aktivitetin e zyrës së këmbimit valutor do të duhet të paraqesin dokumentacion shtesë sipas ndryshimeve të reja rregullatore që lidhen me masat kundër parandalimit të pastrimit të parave. Kështu sipas ndryshimeve në rregulloren ?Për licencimin, organizmin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor? në rregullore janë shtuar sqarimet që lidhen me aksionerët.
?Aksione të mbajtësit (bearer shares), janë aksione të një personi juridik, pronësia e të cilave i kalon personit që zotëron/mban certifikatën/dokumentin e aksioneve të mbajtësit, pa pasur nevojë për marrëveshje/kontratë për kalimin e pronësisë së këtyre aksioneve. Aksioner përfaqësues (nominee shareholder), është aksioneri i regjistruar i një personi juridik, që mban aksionet në emër të aksionerit aktual (pronarit përfitues), në bazë të një marrëveshjeje? thuhet në rregullore.
Po kështu në dokumentacionin për licencim është shtuar si detyrim deklarata personale e aksionerëve/ortakëve dhe administratorit, për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë.
Është rishikuar kapitali minimal fillestar për një zyrë të këmbimit valutor. Deri dje kapitali fillestar minimal ishte 1.5 milionë lekë ndërsa me ndryshimet e reja ky kapital duhet të jetë minimalisht 2.5 milionë lekë.
Tek shqyrtimi i kërkesës për licencim sanksionuar në pikën 9 janë shtuar dy pika të tjera ku thuhet se Banka e Shqipërisë, për të kryer vlerësimet e parashikuara në këtë nen, përveç shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, bashkëpunon dhe kërkon informacion nga autoritetet mbikëqyrëse homologe dhe institucionet e specializuara për luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar dhe për parandalimin e pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.
Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me aksionerët/ortakët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët/ortakët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.
Në nenin 10 rregullorja sanksionon se banka, përveç sa parashikohet në pikën 1 të tij , refuzon dhënien e licencës edhe: a) në rast se vërtetohet se: i) struktura e shoqërisë që kërkohet të licencohet apo burimi i saj i kapitalit lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë; ii) aksioneri/ortaku i subjektit zotëron aksione të mbajtësit (bearer shares), ose është aksioner përfaqësues (nominee shareholder) (nëse është e aplikueshme); ii) aksioneri/ortaku i propozuar i subjektit të propozuar paraqet rrezik të lartë, bazuar në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë; si dhe b) në çdo rast që licencimi i subjektit do të cenonte interesat e publikut.
Në nenin 19 që ka të bëjë me raportimet ndryshimet në rregullore kanë shtuar se subjektet raportojnë, brenda muajit janar të çdo viti, në Departamentin e Mbikëqyrjes, informacionin / dokumentacionin e mëposhtëm: a) vërtetim nga Ministria e Drejtësisë se aksioneri / ortaku dhe administratori nuk është i dënuar penalisht ose formularin e vetëdeklarimit, sipas aneksit nr. 4 të kësaj rregulloreje (dokumenti duhet të jetë i lëshuar jo më larg se 3 (tre) muaj nga dita e paraqitjes); b) deklaratë personale e aksionerit/ortakut dhe administratorit për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë (sipas aneksit nr. 9, të kësaj rregulloreje); c) deklaratë personale e administratorit që subjekti vazhdon të plotësojë kushtet në bazë të të cilave ai është licencuar./ Monitor
Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqëniesVitin e kalua...
Bitcoin nuk përbën më lajm, por një valë e re e shitjeve gja...
1) Ekonomitë e mëdha metropolitane përqëndruan dhe përshpejt...
Në rast se biznesi goditet nga politika ekonomike të gabuara...
Kryeministri Edi Rama është ndalur tek ekonomia, gjatë dëgje...
Leja koncesionare e rafinerisë ARMO e cila është dhënë me nj...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka bërë ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së Petrit Vasili, ka publi...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një tak...
Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar në muajin maj përqen...
Nga mundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushim...
Për herë të parë në historinë e tranzicionit, numri i biznes...
Një investim me vlerë rreth 350 milionë euro, 10 blloqe me k...
Call Center-at “kambiste” që fshehin pas vetes brokera fanta...
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm sot në...
FMN lajmëron se Shqipëria nuk ka mundur të mbajë angazhimet ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...