web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti në Korçë/ Qytetarët nxjerrin bllof Ministrinë e Mbrojtjes

31 Korrik 2019, 16:36, Politikë CNA

Në një kohë që Ministria e Mbrojtjes raportoi se nga tërmeti i fuqishëm i renë në qytetin e Korçës nuk ishin shënuar dëme, burime nga terreni thonë krejtësisht të kundërtën.

Sipas këtyre të fundit mësohet se rreth 12 banesa, që kishin marrë dëmtime nga tërmeti i ndodhur më 1 qershor në fshatin Qafëzez të Korçës, nuk u kanë rrezistuar lëkundjeve të sotme, duke u dëmtuar akoma edhe më shumë.

Banorët të shqetësuar nga ngjarjet e qershorit, ku tërmeti i fuqishëm la të plagosur disa persona, të frikësuar shprehen se i kanë braktisur shtëpitë, ndërsa bëjnë apel për ndihmë pasi kanë mbetur në qiell të hapur.

Banorët shprehen se askush nuk u ka shkuar në ndihmë deri në këto momente. Ata kërkuan marrjen e masave nga autoritetet përgjegjëse duke thënë se janë me fëmijë dhe nuk flenë dot në ato banesa.

Deklarimet e banorëve vijnë pak pasi Ministria e Mbrojtjes, mbështetur në raportimet e strukturave të Emergjencave Civile dhe Njësive Vendore vlerësoi se tërmeti nuk kishte shkaktuar dëme materiale.

Tërmeti me epiqendër 3.4 km në jugperëndim të fahstit Dardhë të  Korçë e kishte  magnitudën 4.7 ballë të shkallës righetr./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga