web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 "Paralajmërova Ramën një vit më parë"/ Basha zgjohet i lumtur

28 Korrik 2019, 07:52, Politikë CNA

Kreu i PD-së Lulzim Basha, është kthyer një vit më parë, një deklaratë që ai ka bërë në lidhje me Teatrin Kombëtar.

“Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro:, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ndërsa në fund shton se është i lumtur për kontratën që ka  nënshkruar brenda Teatrit Kombëtar javën që shkoi.

Postimi i plotë:

Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.

Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.”

 





Lajmet e fundit nga