web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpallet lista/ PD dezhurn me turne tek Teatri

27 Korrik 2019, 15:23, Politikë CNA

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket të jetë një ?gjeni? për t?ju hedhur hi syve qytetarëve.

Pasi kishte deklaruar më parë se Teatri Kombëtar do të shembet vetëm nëse kalojnë mbi trupin e tij, duke mos hyrë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, i tradhëtoi hapur artistët dhe i hapi rrugën shembjes së Teatrit.

Tashmë edhe nëse ligji për projektin e Teatrit Kombëtar shpallet anti Kushtetues, Basha i ka lënë rrugën të hapur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që ta shembë me vendim të Këshillit Bashkiak, kjo pasi Basha i dhuroi jo vetëm Bashkinë PS-së, por edhe Këshillin.

Por, ndërkohë për të bërë sikur i qëndron deklaratave të tij, Lulzim Basha ka bërë së fundi një pak me artistët dhe për më tepër ka bërë edhe një listë me dezhurni.

Në listë janë ndarë emrat që do të rrinë tek Teatri, me turne, për ta mbrojtur me ?trupin? e tyre godinën.

Por, ajo që bie në sy në fakt në listën e Lulit, është fakti se shumica e atyre personave që supozohet që do mbajnë dezhurn tek Teatri Kombëtar, janë me pushime, ç?ka të çon në dyshime se duket të jetë më shumë si një listë e stisur sesa si një listë e vërtetë apo që do të ketë njerëz gjatë natës.

Shumica e tyre kanë ?braktisur? Tiranën, përfshirë edhe vetë Bashën, i cili po rri më shumë tek vila e tij në Qerret, sesa në kryeqytet.

Dhe ndërkohë bën një listë dezhurni, sa për t?u dukur se do ta mbajë premtimin dhe se Teatri nuk do të shembet pa kaluar mbi trupin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga