web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AKU bllokon 7,661 tonë produkte/ Subjektet gjobiten me 4,1 milionë lekë

27 Korrik 2019, 09:42, Kronika CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme, nga Shkodra në Sarandë, për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, duke mbajtur ?pastër? tregjet nga produktet e pasigurta për konsum dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve. Nga kontrollet zyrtare të ushtruara nga Veriu në Jug, ka rezultuar se tre subjekte në Tiranë, Shkodër dhe Sarandë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?Magazinë ushqimore dhe sallamëri?, Sarandë, u konstatua se subjekti operon në treg duke mos disponuar licencën përkatëse për veprimtarinë ?Shitje me shumicë të produkteve me origjinë shtazore?. Gjatë kontrollit të dokumentacionit nga ana e trupës inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që prodhonte dhe shpërndarjen e tyre, produktet nuk ishin të pajisura me etiketa të notifikuara konform kërkesave ligjore, si dhe regjistrat e planit të vetëkontrollit nuk ishin të përditësuara. Në dhomat frigoriferike të subjektit u evidentuan një sasi e konsiderueshme produktesh me afat të kaluar përdorimi (1,560 kg fileto pule me origjinë nga Brazili; 640 kg Mix Fruta Deti; 1,120 kg Fileto Pangasio; 1500 copë (1,080 kg) Pite Elviart; 100 kg Patate Brazili; 564 kg fileto pule; 720 kg fileto pule Pechugon; 540 kg kofsha derri Seara, 32 kg fileto pule Copagrill). U konstatuan gjithashtu produkte të paetiketuara, si dhe produkte me etiketë të panotifikuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (500 kg dhjam derri dhe 100 kg shpatull derri) si dhe 680 kg produkte të prodhuara nga vetë subjekti, por që u konstatuan pa regjistra prodhimi si dhe me etiketa të panotifikuara (Bejkon 10 kg; Proshutë e tymosur derri 110 kg; Proshutë e tymosur 70 kg; Milanez 20 kg; Proshutë viçi 30 kg; Parizier tost 200 kg; Mini Parizier 200 kg; Sallam i tymosur 10 kg; Sallam pikant 30 kg).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtuar në subjektin ?Aleksandër Sharra? me aktivitet ?Furrë buke?, Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tavani dhe muret kishin prezencë myku, tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambientet e përpunimit, si dhe dhoma e fermentimit ishte tërësisht e ndryshkur).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?Vitore Keka? me aktivitet ?Tregtim i produkteve ushqimore?, Shkodër, u konstatua se subjekti tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, kapuçino, etj.), si dhe ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (muret kishin prani lagështire, në magazinë kishte mbingarkesë produktesh, pa ajërim, kishte prani insektesh si dhe prani mbetjesh të ndryshme).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:





Lajmet e fundit nga