web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik në Tiranë/ Shpërthim me tritol në një lokal

26 Korrik 2019, 06:14, Kronika CNA

Një shpërthim tritoli ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e një lokali tek Komuna e Parisit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi në atë orar nuk ka qenë i pranishëm asnjë person.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga