Drogë në burgun e Veliajt
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Pse Rilindja e do Bankën e Shqipërisë vasale?
Në vitin 2016, kur Britania e Madhe ishte përfshirë nga fushata e ethshme e referendumit për të qëndruar ose jo në Bashkimin Europian, një nga zërat më të fuqishëm kundër Brexit ishte Mark Carney. Përmes disa daljeve të njëpasnjëshme publike, guvernatori kanadez i Bankës Qendrore të Anglisë, u shndërrua ndoshta në figurën e dytë më të rëndësishme, pas ish kryeministrit David Cameron, brenda kampit të atyre që po përpiqeshin ta mbanin Britaninë në Bashkimin Europian.
Fushata e referendumit Britanik ishte qartazi një betejë politike. Përfshirja e Guvernatorit të Bankës Qëndrore, por edhe antarëve të Këshillit Mbikqyrës në këtë fushatë nuk kaloi pa debate mes palëve. Mark Carney dhe të tjerë u sulmuan fuqishëm nga kampi i Brexitarsve. Por as Nigel Farage dhe as Boris Johnson nuk e çuan nëpër mend të kërkonin shkarkimin e antarëve të Bankës Qëndrore që kishin bërë fushatë pro qëndrimit në BE.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Neel Kashkari, presidenti simpatik i Rezervës Federale të Minneapolisit është sot një nga zërat më të spikatur të debatit publik mbi politikat ekonomike. Përmes një editoriali para pak muajsh në Wall Street Journal, Kashkari sulmoi ashpër politikën e Presidentit Trump për të kufizuar emigrantët ne SHBA. (https://www.minneapolisfed.org/?/wsj-op-ed-immigration-is-p?).
Sipas tij, programi i Trump për të mbyllur kufijtë e Shteteve të Bashkuara për emigrantët ishte një thikë në zemër për ekonominë amerikane, e cila do të dëmtonte rritjen ekonomike dhe prespektivën e rritjes së mirëqënies në plan afatgjatë. Emigracioni është një nga cështjet më të mprehta të betejes politike sot në SHBA.
Bota e zhvilluar është e mbushur plot me raste kur antarët e bordeve drejtuese të Bankave Qëndrore marrin pjesë publikisht në debatet për ekonominë dhe ato politike. Madje vec opinioneve për politikat publike, shumica e bankave qëndrore i inkurajojnë antarët e bordeve të tyre të shprehin lirshëm edhe pikëpamjet politike, brenda kapacitetit të tyre individual. (https://www.federalreserve.gov/?/directors/PDF/political-ac?)
Bankierët qendrorë janë elita e ngushtë inteligjente e një vendi. Përfshirja e tyre në debatet publike nuk është barrë, por kontribut për shoqërinë. Të vetmit që mendojnë ndryshe janë rilindasit.
Nisma e 28 deputetëve socialistë për të shkarkuar Arben Malajn nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, përvecse një precedent të rrezikshëm, është atentati i radhës që maxhoranca i bën shtetit ligjor dhe institucioneve kushtetuese. Justifikimi i saj si një iniciativë që synon të mbrojë pavarësinë dhe imazhin e Bankës Qëndrore, është një akt i pastër hipokrizie.
Nëse meraku i qeverisë do ishte me të vërtetë pavarësia dhe kredibiliteti i Bankës Qëndrore, atëherë ajo duhet të ishte shqetësuar kohë më parë. Atëherë kur vendosi ta lërë Bankën e Shqipërisë me guvernator pa mandat të qartë kushtetues apo kur nisi të plotësonte radhët e bordit përmes ndërhyrjeve politike.
Është e qartë si kristali se qëllimi i shkarkimit të Malajt nuk është mbrojtja e imazhit të Bankës së Shqipërisë, por shndërrimi i saj në një institucion vasal të qeverisë me një bord memec, i cili hesht përballë problemeve të rënda që ka ekonomia sot, por mbi të gjitha përballë asaj që po ndodh në sistemin financiar, ku bankat europiane po zvëendësohen me liccenca të dyshimta vendase dhe offshore. Në të kundërt, do na duhej të besonim se 28 petritat e Rilindjes janë më katolikë edhe se vetë Papa./CNA.al
Këngëtaret shqiptare duket se po e përhapin famën e tyre ja...
CNA.al raportoi pak më parë se në median e Irfan Hysenbelliu...
Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi në seancën e sotme pl...
Balerina e njohur Klaudia Pepa është një nga personazhet më ...
CNA.al ka mësuar se në median e Irfan Hysenbelliut do të ket...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar ...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka publikuar sot di...
Këngëtarja e njohur shqiptare Mira Konçi pas shumë vitesh ës...
Në Janar të këtij viti Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, o...
Partia Demokratike vijon të denoncojë koncesionin e rrugës M...
Modelja e famshme Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper kanë...
Partia Demokratike ka ngritur sot një padi kundër komisioner...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, deklaron se kreu i Partisë De...
Kuvendi i Shqipërisë, prej orës 10:00 është vijon seancën pl...
Personazhet e njohura janë bërë pjesë e një sfide të re me a...
Kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela do të dal...
Këngëtarja Elvana Gjata është gjithnjë tema më e komentuar n...
Policia ka arrestuar sot një person në flagrancë pasi gjatë ...
Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka propozuar për kreun ...
Policia ka arrestuar sot në Rinas një person i cili ishte në...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...