LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Matura Shtetërore/ Andi Përmeti "kryqëzon" Shahinin

18 Korrik 2019, 08:36, Aktualitet CNA
Matura Shtetërore/ Andi Përmeti "kryqëzon" Shahinin

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, ka thirrur sot në interpelancë në Kuvend, ministren e Arsimit, Besa Shahini lidhur me ndryshimin që është bërë për mesataren e maturarantëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta.

Përmeti i bëri Shahinit disa pyetje që lidhen me këto ndryshime në mënyrë që të mund të sqarojë qytetarët për arsyet që kanë çuar në rritjen e mesatares vetëm dy javë para se të fillonin provimet shtetërore.

?Askush  nuk do t?ia di nëse Meta do bëhet President apo nëse do shkoj në burg. Qytetarëve u intereson më shumë buka e fëmijëvë, arsimi dhe shëndetësia, Ne paguhemi për t?u marrë me problemet e shqiptarëve.

Për këtë arsye kam thirrur interepelancë me ministren Shahini për plotësimin e kritereve për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.

Bëhet fjalë për ligjin 295 i cili ka hyrë në fuqi në datën 10/5/2019, për përcaktimin e notës mesatare lidhur me studimet në institucionet  e arsimit të lartë.

Ky vendim ka propozuar rritjen e mesatares duke lënë rreth 10 mijë shqiptarë pa arsim të lartë.

Do doja t?ju shtroja disa pyetje zonja ministre:

Lajmet e fundit nga