web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meskin, mendje shkurtër, provincial”/ Nuk përmbahet Petrit Vasili

17 Korrik 2019, 19:30, Aktualitet CNA

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, ku akuzon qeverinë se ka kapur Drejtësinë, ndërsa tani po kontrollon edhe se kush flet për Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, nga 140 politikanë që votuam pro Reformën, vetëm 3 nga PS-ja do të flasin. Ndërsa ka postuar edhe ftesën e fundit të Kuvendit, ku në radhë për të folur janë Gramoz Ruçi, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj.

Postimi i plotë

Kapen drejtesine me ç’tu dilte perpara tani kapin edhe fjalen!?

Kuvendi organizon aktivitet per reformen ne drejtesi te miratuar tre vjet me pare.

Do te flase vetem Gramoz Ruçi,Fatmir Xhafa dhe Ulsi Manja nga politika. Sa mire….

Reforma u miratua me 140 vota,por vetem keta do flasin.

Komisioni i Reformes ne Drejtesi ne vitin 2016 kishte 10 anetare dhe disa zevendesuesa, por prap se prap vetem keta do flasin.

Kane te drejte vetem keta qe te flasin, se te tjeret as nuk dine te flasin dhe as nuk dine shqip.Vetem keta edhe dine edhe te flasin edhe dine shqip.

Edhe 7 ligjet baze te reformes u miratuan me tre te pestat e votave,qe keta nuk i kishin vetem ,por vetem keta do flasin se vetem keta dine te flasin.

Cfare turpi!

Po si pranojne te perdhosen ne kete farë feje.

Sa meskine,sa te vegjel,sa mendje shkurter dhe me verberi provinciale jane.

Le ta gezojne mocalin ku kuasin veç bretkocat.

Shiheni vete ftesen se keta mohimin nuk e kane per turp fare./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga