web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vili Minarolli sulmon Palmer dhe SHBA/ Ngatërron organizatën terroriste me organizatë të dhunshme

15 Korrik 2019, 06:33, Aktualitet CNA

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kishte paralajmëruar opozitë, që të shmangë aktet e dhunës.

Palmer ndër të tjera shprehej se nëse në zgjedhjet e 30 qershorit do të kishin dhunë të inskenuar nga opozite, atëherë ndaj partive të tyre mund tyre mund të merren masa, madje duke i cilësuar edhe si organizata të dhunshme. Sipas tij, dhuna është një mjet i papranueshëm nga SHBA-ja, edhe pranon se komenti i tij i referohet një situate hipotetike, pasi nuk kanë informacione për incidente.

Por, ndërkohë në lidhje me deklaratat e Palmer, ka reaguar ish-sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli.

Minarolli, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa tenton t?i përgjigjet Palmer, ngatërron ?organizatën e dhunshme?, me ?organizatë terroriste.

?Para votimeve nje partiake zyrtari i larte i DASH, Palmer kercenoi opoziten shqiptare se do te shpallej organizate terroriste neqoftese protesta e saj ne mbrojtje te votes te lire do kishte edhe dhune.

Une nuk di deri me sot te jete shpallur ne ndonje vend te rruzullit , gjysma ose shumica e popullsise organizate terroriste pse proteston per te drejten e saj te shpallur ne kushtetute.?-shkruan ndër të tjera Minarolli në postimin e tij.

Më tej, në vijim të qëndrimit të tij, Minarolli shkruan ?Une e di se opozita shqiptare lufton per nje kauz te drejte dhe nuk ka asnje lidhje me terrorizmin.

Une nuk besoj se shteti i zotit Palmer ka shpallur ndonje opozite qe kundershton ate qe eshte e shenjte per cdo popull , lirine dhe te drejtat themelore ku vota e lire dhe e ndershme eshte e para.

Pastaj kaq e lehte eshte qe nje burokrat qofte edhe i DSH te shpallesh gjysmen e nje populli organizate terroriste, duke e krahasuar me AlKaeden apo ISIS-in??.

Postimi i plotë:

Te dashur miq

Para votimeve nje partiake zyrtari i larte i DASH, Palmer kercenoi opoziten shqiptare se do te shpallej organizate terroriste neqoftese protesta e saj ne mbrojtje te votes te lire do kishte edhe dhune.

Une nuk di deri me sot te jete shpallur ne ndonje vend te rruzullit , gjysma ose shumica e popullsise organizate terroriste pse proteston per te drejten e saj te shpallur ne kushtetute.

Ne te kundert nje bande e krimit te organizuar qe mbjell gjithe vendin me droge dhe e trafikon ne te gjithe Europen, ka rrezik potencial qe me keto para te financohen organizata terroriste. Megjithate zoti Palmer dhe koleget e tij nuk thane dhe nuk thone asgje qe ky vend eshte quajtur ?Kolumbia e Europes?.

Zoti Palmer dhe koleget e tij nuk thane asgje per shitblerjen e votes me parate e krimit te organizuar nga droga dhe pastrimi i parave , kur vendi qe perfaqesojne eshte mbrojtes i lirise dhe te drejtave te njeriut.

Une e di se opozita shqiptare lufton per nje kauz te drejte dhe nuk ka asnje lidhje me terrorizmin.

Une nuk besoj se shteti i zotit Palmer ka shpallur ndonje opozite qe kundershton ate qe eshte e shenjte per cdo popull , lirine dhe te drejtat themelore ku vota e lire dhe e ndershme eshte e para.

Pastaj kaq e lehte eshte qe nje burokrat qofte edhe i DSH te shpallesh gjysmen e nje populli organizate terroriste, duke e krahasuar me AlKaeden apo ISIS-in?

C?fare akti terrorist mund te benin ata njerez qe ishin helmuar disa here me gaz helmues te ushtrise, qofte edhe pse mund te kishin thyer nje xham?

Une kam qene deshmitar kur ish opozita sulmoi me mjete te forta policine dhe dogji me dhjetra makina te qytetareve dhe kolegu i zotit Palmer nuk e shpalli opoziten organizate terroriste.Ashtu si nuk u shpall organizate terroriste opozita ne Venezuele , apojelekverdhet ne France nga zoti Palmer apo kolege te tij.

Standartet e dyfishta dhe kercenimet nuk prezantojne nje qendrim serioz dhe nuk ndihmojne qe edhe ne shqiptaret te ndertojme nje shtet te lire dhe demokratik si vendi i zotit Palmer.

Shqiptaret kane qene dhe jane populli me proamerikan ne bote dhe i eshte mirenjohes per jete SHBA dhe popullit amerikan.

Jam i sigurte qe edhe ndonje qendrim i nje burokrati nuk mund ta cenoje kete dashuri qe ka rrenje shume te thella.

Ftoj kolege te mij diplomate te shprehin mendimin e tyre.

Ju faleminderit./ CNA.al

Intervista e plotë e Palmer / Kërcënimi për Bashën e Kryemadhin dhe ?kryqëzimi? i Ramës





Lajmet e fundit nga