Connect with Us

“Çmendet” PS dhe Veliaj/ Raportojnë CNA.al për shkrimet kritike

Aktualitet

“Çmendet” PS dhe Veliaj/ Raportojnë CNA.al për shkrimet kritike

Publikuar

-

Pas shkrimeve të shumta dhe denoncimeve që CNA.al ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit sot ka bërë edhe hapin e tij të fundit kriminal, duke përdorur edhe Partinë Socialiste.

Nga Dhurata Isufaj, bëhet e ditur se është raportuar domeini i CNA.al, tek serveri ynë tek kompania në Gjermani, se ne kemi abuzuar me një foto të Erion Veliajt, në një lajm të publikuar.

Në fakt, kjo është thjeshtë dhe vetëm hileja, që kërkon të përdorë i akuzuari si “vrasësi” i Ardit Gjoklajt, i cili është tërbuar dhe po “çmendet” nga denoncimet e përditshme të CNA.al.

Pak ditë më parë biznesmenë dhe sponsorë të CNA.al ndërhynë që të hiqnim shkrimet kundër Veliajt, por kjo u refuzua nga ana jonë dhe ne kemi vazhduar të shkruajmë çdo ditë.

Më pas një kompani private e quajtur “Acromax”, e cila nuk ka asnjë të drejtë ligjore të merret me politikanë dhe të ushtrojë autoritet në emër të tyre, duke keqpërdorur të drejtat e saj ka kërkuar që ne të heqnim lajmet, në të kundërt do të na raportonte në Facebook, por edhe tek kompania ku ne kemi serverin.

Pasi ne treguam të gjitha provat se ne nuk kemi bërë asnjë shkelje ligjore, një kompanie private që po merrte rolin e Gjykatës për të na dëmtuar, ata u tërhoqën.

Por, mesa duket dardha e ka pasur bishtin prapa. Veliaj nuk është tërhequr në betejën e tij kundër CNA.al.

Tani ka bërë aktin e tij të fundit, duke na sulmuar në server. Argumenti i tij, është se kemi përdorur një foto, të drejtën e së cilës e paska zyrtarisht Partia Socialiste.

Në fakt, shpesh vijnë foto zyrtare të Erion Veliajt, por CNA.al është një agjenci lajmesh që ka kontratë me kompaninë LSA, një kontratë të rregullt dhe kryen pagesa të rregullta mujore.

Por, Veliaj duhet të mësojë se fotot e bëra publike, të nxjerra në faqet e partive, nuk kanë copy-right, përderisa ato publikohen gjatë eventeve politike.

Por më përpara Erion Veliaj, i “çmendur” në urrejtjen e tij ndaj CNA.al shkuli tabelat e reklamave tona tek stadiumi Selman Stermasi, gjithashtu edhe bllokoi dhe gjobiti makinat që qarkullonin me logon e CNA.al në Tiranë. Vetëm e vetëm sepse ne themi të vërtetën për të, se ai nuk do të mund ta fshehë dot kurrë “vrasjen” e Ardit Gjoklajt.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Aleati i Bashës zbulon tre kandidatët e opozitës përballë Veliajt

Por, si duket halli i Veliajt nuk ka qënë te fotoja. Halli i Veliajt ishte vetëm tek një gjë, tek denoncimet tona. Ai për të na dëmtuar, ka tentuar që nëpërmjet fotove të hiqen edhe shkrimet.

Por, kryebashkiaku i Tiranës duhet ta mësojë dhe ta vërë vëth në vesh. Ne nuk bëjmë pas. Do të ecim përpara dhe do ta denoncojmë këtë politikan të korruptuar dhe të shumë akuzuar. Njeriu i cili po “vret” për së dyti Ardit Gjoklajn, i cili u gjet i vdekur në landfillin e Sharrës.

Nuk ka pizeveng të çdo lloji të ndalë fjalën e lirë dhe të drejtën e CNA.al për të denoncuar një kryebashkiak, i cili paguhet nga taksat tona. Nga stafi i CNA.al i cili është nga të parët që paguan taksa rregullisht dhe nuk fshihet, por është i hapur.

CNA.al (CityNews Albania) do të vazhdojë ta denoncojë kryebashkiakun. Ai do raportojë dhe ne do të vazhdojmë të shkruajmë. Ai do të çojë kompani private dhe ne do të vazhdojmë sërish të shkruajmë. Ai do të çojë biznesmenë dhe do të heqë reklamat dhe ne sërish do të vazhdojmë të shkruajmë.

Erion Veliaj duhet të kuptojë se ka vdekur përfundimisht ajo kohë kur një dorë kontrollonte mediat dhe pushtetin në Shqipëri.

Prandaj, i bëjmë thirrje publike të bëjë pas nga sulmet ndaj CNA.al, në të kundërt, Veliaj do të mbajë përgjegjësi penale, në Gjykatë. Jo në Shqipëri atje ku e ka kapur drejtësinë “ati i tij shpirtëror” Edi Rama, por në një gjykatë europiane.

Nga ana tjetër bën mirë të heqë dorë nga abuzimi me socialistët e vërtetë, sepse Veliaj në fakt është njeriu që i nxori në opozitë dhe i luftoi socialistët. Veliaj nuk mund të quhet ndryshe veçse armiku i socialistëve dhe medias në Shqipëri./CNA.al

Veliaj sulm ndaj CNA.al

Foto-Veliaj sulmon mediat/ CNA.al i përgjigjet  

Rama dhe Veliaj, shkatërruesit e medias

Veliaj përfshihet në skandal/ I akuzuari si “vrasësi” i Ardit Gjoklajt, pa diplomë?

Pse tmerrohet Erion Veliaj nga vrasja e Ardit Gjoklajt

“Vrasësi” i veshur me Prada

Vendimi skandaloz për Gjoklajn/ Ilirjan Blloshmi “kryqëzon” gjyqtarët

Skandali me dosjen e “Ardit Gjoklajt”/ Prokurori deklaron “fajtor” viktimën

Një “vrasës” pa pagesë, në krye të Bashkisë së Tiranës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  BE flet qartë/ Zbulohet afera korruptive e Veliajt

LEXO EDHE:  Shtohet lista e “tradhtarëve”/ Kandidati i LSI-së kërkon mandatin 

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Si të bëni foton perfekte të festave: Të famshmet shqiptare na tregojnë sekretet

LEXO EDHE:  Fotoja e parë e Princ Louis me të motrën është një dashuri e vërtetë

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: