Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ditën e sotme CNA.al ka publikuar shifrat dhe të dhënat zyrtare, që janë vijim i shumë shkrimeve, denoncimeve dhe skandaleve, me temë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Ashtu siç e kanë akuzuar në shumë reportazhe, shënime, deklarata publike, protesta e të tjera, si një “vrasës” se dyti të Ardit Gjoklajt, të riut që humbi jetën në landfillin e Sharrës, çështje të cilën Veliaj përpiqet ta manipulojë nëpërmjet drejtësisë.
Sot ndaj CNA.al ka pasur mjaft ndërhyrje për heqjen e nje materiali dhe denoncimi te zedheneses te PD Ina Zhupa. Pasi ka përdorur biznesmenë, politikanë, gazetarë dhe njerëz të tarafit të tij, çka na ka bërë që të mos tërhiqemi pas por të ecim përpara me akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, njeriut të dështimit të 30 qershorit.
Po sot një kompani private e quajtur “Acromax Media”, me drejtues Aldor Ninin, pa asnje te drejtë në Gjykatë, na shkruan, na kerkon dhe na kërcënon që të heqim lajmin se ndryshe do të mbyllin faqen e CNA.al në “Facebook”, apo në rrjetet e tjera sociale, sepse po i dëmtojmë imazhin Erion Veliajt të sapozgjedhur kryebashkiak.
“Pershendetje. Po iu kontaktoj nga Acromax Media. Po ju kontaktoj ne lidhje me nje lajm qe keni krijuar ne web dhe e keni shperndare ne profilin tuaj ne Facebook. Bazuar ne informacionet qe ju keni vendosur ne te, ka nje disinformim te publikut dhe kjo shkel rregullat baze te informacioneve qe vendosen ne platformat dixhitale. Ju keni shkruajtur se Erion Veliaj ka vrare dhe eshte akuzuar per vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ky si informacion eshte vendosur dhe ne titullin e materialit tuaj:
Ky si informacion nuk eshte i sakte dhe si prove per kete konstatim ne kemi informacionet e marra nga institucionet pergjegjes. Keqinformimi eshte nje akt demtues dhe mund te raportohet si i tille. Kjo si ceshtje eshte urgjente dhe donim qe te kishim mirekuptimin tuaj qe kete si material ta largonit brenda dites se sotme, pasi ne te kunder ne do na duhet ta drejtojme si ceshtje direkt tek Facebook dhe hosti perkates. Nese Facebook konstaton se ky eshte nje fake news atehere e mbyllin si faqe.
Donim mirekuptimin tuaj per kete rast duke e larguar nga ana juaj, ne menyre qe dhe faqja dhe web juaj te mos demtohej. Per ne nuk eshte e rendesishme te demtojme palet e tjera, por ne mbrojme klientet tane. Nese kemi mirekuptimim tuaj ky si material te largohet brenda dites se sotme. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ardhur ne CNA.al
Akti i bërë nga Veliaj dhe marrja e një kompanie private për të intimiduar, sulmuar dhe kërcënuar CNA.al tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut të Tiranës.
Është një veprim sharlatanesk i një jo qytetari, i një palaçoje në krye të Bashkisë së kryeqytetit, i cili kërkon të mbyllë gojën e medias për të vërtetën. Të vërtetën që nuk mund ta ndalë kurrë edhe sikur ta heqë shkrimin nga rrjetet sociale, apo të mbyllë faqet e CNA.al në rrjetet sociale.
Sado të na dëmtojë, të na heqë reklamat dhe të na mbyllë, ne do vazhdojmë të themi të vërtetën tonë dhe këtë kryebashkiaku i Tiranës duhet ta vërë vath në vesh. Nuk kemi për tu ndalur dhe nuk kemi për të bërë pas kurrë për të vërtetën.
Erion Veliaj është një nga personat kryesorë që i është drejtuar gishti për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Sepse ai nuk e ka vrarë një herë, por dy dhe tre herë.
CNA.al ka sjellë fakte dhe detaje se Ardit Gjoklaj është vrarë në ambjentet e landfillit të Sharrës. Këto i kanë sjellë dhe shumë media të tjera më parë nesh me reportazhe, rubrika, kronika, shënime pa harruar këtu edhe akuzat politike që janë bërë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës.
Ende çështja nuk është mbyllur, por Veliaj ka përdorur Prokurorinë për të ndryshuar faktet mbi vrasjen e Ardit Gjoklajt. Për këtë ka tentuar të përdorë Gjykatën dhe Prokurorinë e cila ka sjellë informacione zyrtare në lidhje me rastin konkret.
Kjo çështje ka qenë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës dhe tashmë është në Apel ku pritet që të ketë një tjetër vendim dhe ngjarja e cila është një ngjarje mjaft e rëndë që ka tronditur opinionin publik dhe Erion Veliaj nuk mund të fshihet pas fotove me Petrit Fushën, ndërkohë që ishte i akuzuar nga Prokuroria për të paktën tre çështje.
Nuk mund të fshihet pas kompanive private të cilat kërkojnë të mbyllin CNA.al në rrjetet sociale duke pretenduar se janë të pavërteta akuzat tona, por në rast se ne gënjejmë e shpifim Kryebashkiaku i Tiranës duhet të shkojë në Gjykatë.
Kurrësesi nuk mund ta mbyllë dhe të na ndalojë me sjelljet e tij prej një sharlatani dhe arroganti, që kujton se është mbreti i të ardhmes së Shqipërisë, por në fakt i përket koshit të plehrave të historisë së Shqipërisë./CNA.al
Veliajt i bie maska e propagandës/ Qytetarët refuzojnë “vrasësin” e Ardit Gjoklajt
“Të vret natën dhe të qan ditën”/ Bamirësi Erion Veliaj, i “përlyer me gjakun” e Ardit Gjoklajt
Milioneri që “vrau” Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria
Vdekja e Ardit Gjoklajt/ Elizabeta Imeraj në krah të Erion Veliajt apo të drejtësisë?
Petrit Fusha “vrau” Ardit Gjoklajn në bashkëpunim me Veliajn/ “Peshku i madh” drejt prangave
Nga vrasja e Ardit Gjoklajt, te kullat dhe korrupsioni/ Veliaj feston hajdutërinë
Një “vrasës” pa pagesë, në krye të Bashkisë së Tiranës
Skandali me dosjen e “Ardit Gjoklajt”/ Prokurori deklaron “fajtor” viktimën
Vendimi skandaloz për Gjoklajn/ Ilirjan Blloshmi “kryqëzon” gjyqtarët
Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar sot raportin e denonc...
Pas një maratone të gjatë dikutimesh, Bashkimi Europian ka z...
Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga ka reaguar në lidhje me f...
Gjykata e Dibrës dha sot masat e sigurisë për të arrestuarit...
Në postimin më të fundit deputeti i listës së PD-së për Bera...
Nga Alban Zeneli *– Data 30 qershor ishte ditë zgjedhjesh pë...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli në dy reagimet e saj ...
Që në fillimet e tyre në muzikë u vu re nga fansat një rival...
Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka reaguar ashpër ndaj d...
Ditën e sotme në llogarinë e Instagramit të blogerit Olti Cu...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër përmes një postimi n...
Moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi së bashku me Elvana Gjatë...
Kryebashkiaku aktual i Kamzës, Xhelal Mziu, pas takimit të z...
Korçari i famshëm në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi, i njohur...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duke iu re...
Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italia...
Gjatë ditës së sotme presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhv...
Manipuluesit e statistikave nuk duan t’a lexojnë shifrën që ...
Adelina Ismaili dhe reperja shqiptare Rina po shijojnë sukse...
Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për ga...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...