web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmoi SHBA-në dhe BE-në/ Astrit Patozi kap “mat” Ilir Metën

2 Korrik 2019, 16:34, Aktualitet CNA

Gjatë ditës së sotme presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një konferencë për mediat, ku foli rreth situatës politike të krijuar në vend.

Në lidhje me konferencën e presidentit Meta pati edhe një koment nga koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, të qenë pjesë e studios së emisionit ?Top Talk?.

Sipas Patozit, Meta duhet të shpjegojë deklaratën e tij për konspiracionin ndërkombëtar që vjen nga Perëndimi.

?Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte se Meta tha se: Ka një konspiracion ndërkombëtar që vjen nga Perëndimi kundër Shqipërisë. Kam përshtypjen që kjo është një gjë shumë e rëndë dhe duhet të shtjellohet, sepse shqiptarët duhet ta dinë nëse i vjen e mira apo e keqja nga SHBA, apo shtetet e tjera të Perëndimit?, tha Patozi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga