web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkuan azil në vendet e BE-së/ Riatdhesohen 29 shtetas shqiptarë

2 Korrik 2019, 14:42, Aktualitet CNA

Rreth 29 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar.

Policia e shtetit dhe Ministria e Brendshëm kanë bërë thirrje të vazhdueshme për shtetasit shqiptarë që të mos abuzojnë me rregullat e Shengenit dhe të mos bien pre e mashtrimeve pasi shanset për të përfituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në vendet e BE-së

Gjatë mesditës së sotme me një avion të posaçëm, janë riatdhesuar vullnetarisht  29 shtetas shqiptarë , të cilët kishin kërkuar azil në Francë.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero.

Operacionet e riatdhesimit  nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardheshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga