LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një i pashkollë pretendent për kryeministër?/ Pse Basha fsheh diplomën

2 Korrik 2019, 10:09, Aktualitet CNA
Një i pashkollë pretendent për kryeministër?/ Pse Basha

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha pas dështimeve të njëpasnjëshme, vijon të shpallë fitore, sikurse bëri edhe në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, ku i dorëzoi në tavolinë Edi Ramës 61 bashki.

Pas rreth 5 muaj përplasje, molotov dhe konflikte, i dha Ramës edhe 61 pushtetin vendor.

Basha vijon ta cilësoje opozitën, si shumicë legjitime dhe veten e tij, ?kryeministër i ardhshëm i shqiptarëve?.

Por, përtej të gjitha skandaleve dhe zullumeve në të cilat është përfshirë Lulzim Basha, qëndron edhe skandali ne lidhje me diplomimin e pretenduar në Holandë.

Në dhjetor të vitit 2018, në media u publikua një lajm sipas të cilit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka gënjyer në lidhje me diplomimin e pretenduar në Hollandë.

Sipas këtyre informacioneve, Lulzim Basha e ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Pra, i janë dashur 12 vite për të përfunduar shkollën, nga të cilat në 6-të vite mori vetëm diplomën e 1 viti përgatitje dhe me korrespondencë perfundoi studimet kur ishte në Kosovë.

CNA.al për të hedhur dritë mbi të vërtetën, i ka drejtuar një letër zyrtare Universitetit të Utrecht, ku pretendohet se Basha ka mbaruar studimet.

Christina Jeliazkova, administratore e universitetit në fjalë, në përgjigjen për CNA.al deklaron se letra është marrë në 23 prill 2019, por si kusht për ofrimin e informacionit, zonja Jeliazkova sqaron se duhet bashkëlidhur një deklaratë, me të cilin Lulzim Basha pranon që Universiteti të japë kopje elektronike të gjithë sa kërkojmë dhe duhet paguar një tarifë për shërbimin.

Nisur nga kjo përgjigje, CNA.al i ka drejtuar një letër kreut të PD-së, Lulzim Basha, që në datë në datë 25.04.2019, duke i kërkuar që të japë autorizimin për dhënien e informacionit, sipas kërkesës së zyrtares së  Universitetit të Utrecht në Holandë.

Por, ndërsa kanë kaluar dy muaj nga data që CNA.al i ka drejtuar këtë kërkesë Lulzim Bashës, ky i fundit ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka kthyer përgjigje.

Por, nëse Basha pretendon të jetë kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve, mbi të gjitha duhet të jetë transparent me ta. Shqiptarët nuk duan ti qeverisë një tjetër ?Edi Ramës?. Nëse sot nuk bën transparente diplomën e tij, si mund të pretendohet se nesër në qeveri do bëjë transparente fondet, investimet etj.

Prandaj Basha mos të mendojë se me heshtje do i shpëtojë skandaleve të tij. Çudia më e madhe nuk do të zgjasë tre ditë për Lulzim Bashën./ CNA.al

Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

12 vjet për t?u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë?

CNA kërkon të vërtetën e shkollimit të Bashës/ Universiteti përgjigjet, kërkon autorizimin e kreut të PD-së

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Lajmet e fundit nga