web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama-Basha, politikanë pazaresh/ Dhjetoristi debat me ish deputetin socialist

30 Qershor 2019, 11:56, Aktualitet CNA

Ish Prefekti i Tiranës dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, duke iu referuar procesit të sotëm zgjedhor, ka thënë se demokracia në Shqipëri sot ka rënë përfundimisht.

“Me masakrën territoriale dhe votimet e sotme, demokracia lokale në Shqipëri ka rënë përfundimisht”, shkruan Dedja në rrjetet sociale.

Kaq është dashur për të sjellë reagimin e një dhjetoristi, i cili i është kundëpërgjigjur Dedjas, duke argumentuar situatën politike nga viti 1991 dhe deri më sot.

Në reagim thuhet se kjo ditë shërbeu për të njohur më mirë politikanët tanë pa dallim kahu politik.

“Nuk është kjo mënyrë zhvillimi të demokracisë ajo për të cilën ne luftuam ne 1991. Nuk e mendoja që mund të vinte kjo ditë. Por gjithsesi kjo ditë na shërbeu për të njohur realisht politikanët tanë”, thuhet në reagim.

Më tej dhjetoristi i ka dhënë një “shuplakë”, dyshes Rama-Basha, duke risjellë në vëmendje marrëveshjen e famshme të Majit 2017.

Por më e ashpër ka qenë me Bashën, për vendimin e braktisjes së institucioneve.

Sipas tij, mënyra se si opozita vendosi të bënte gjënë më normale, luftën për pushtet, ishte më e gabuara e mundshme.

“Si menduan se duke dalë nga institucionet do të arrinin sukses! Nuk e provuan në 2017 një gjë të ngjashme dhe perfunduan në një marrëveshje të dështuar me pushtetin. Dhe kjo si pasojë e trysnisë ndërkombëtare se nuk arrihet asgjë me bojkot.

Pse duhet të arrinin rezultat pozitiv me të njëjtën rrugë të gabuar?! Në të kundërt, kjo rrugë nxori Ramën si politikan që respekton institucionet, gjë që nuk është aspak e vërtetë!

Pra, kjo opozitë po i djeg gjithnjë e më shumë shancet e saj për pushtet. Të shohim si do vazhdoj në korrik por pa diplomacinë politike opozita nuk do arrijë gjë, por do zgjasë agoninë jo vetëm të tyren por edhe të popullit”,  thuhet ndër të tjera në reagimin komentues.

Sipas dhjetoristit, populli ka akumuluar jashtëzakonisht shumë pakënaqësi nga pushtetarët e sotëm por edhe opozita nuk ofron alternativë përveçse figurave që dihet kush janë.

Dhe në këtë mënyrë nuk ka shpresë për të nesërmen dhe njerëzit largohen nga sytë këmbët.CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga