web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gris fletën e votimit dhe tenton të thyejë kutinë/ Prangoset 66-vjeçari

30 Qershor 2019, 11:50, Aktualitet CNA

Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ka grisur fletën e votimit, dhe ka tentuar të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.

Mësohet se Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë, i cili akuzohet për veprën penale ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor?

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor?./CNA.al





Lajmet e fundit nga