Pritet me protesta në Vlorë/ Rama: Mungon Luli me matrapik dhe Fallxhorja me zhapik
Kryeministri edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
?Kryeministri Rama po provokon një situatë tensioni politik, konflikti social dhe përplasjesh në mes të institucioneve, çka fatalisht mund të çojë në përshkallëzim të akteve të dhunës dhe cënim të sigurisë së jetës së qytetarëve?.
Kështu shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, teksa i bën thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe mos bien pre e provokimeve politike.
Postimi i plotë
Lëvizja Socialiste për Integrim, e vetëdijshme për rolin e saj si forcë politike e përgjegjshme, konstruktive dhe me ndikim në jetën politike të vendit;
Me përgjegjësinë si misionare e integrimit europian të Shqipërisë dhe për të kontribuar në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të pluralizmit politik dhe të kushtetutshmërisë së veprimtarisë së institucioneve shtetërore;
Vëren me shqetësim se mungesa e reflektimit të përgjegjshëm përballë interesave të vendit nga ana e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama si dhe përpjekja e tij për t?ia kundërvënë pushtetin shtetit përmes komandimit politik të institucioneve ligjzbatuese;
Po provokon një situatë tensioni politik, konflikti social dhe përplasjesh në mes të institucioneve, çka fatalisht mund të çojë në përshkallëzim të akteve të dhunës dhe cënim të sigurisë së jetës së qytetarëve.
Në këto kushte;
LSI iu drejtohet të gjithë qytetarëve shqiptarë të distancohen dhe të dënojnë aktet e dhunës kudo dhe prej kujtdo që të manifestohen ato;
Si qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Shqipërisë, të gjithë pa përjashtim, pavarësisht bindjeve apo simpative politike, duhet të ruajnë qetësinë e duke vënë interesat e larta të atdheut mbi çdo gjë tjetër, të distancohen me forcë nga çdo akt provokativ, dhe në zbatim të ligjit, të denoncojnë cilindo që do të tentojë të prekë e rrezikojë jetën e qytetarëve, lirinë e tyre apo institucionet e shtetit.
LSI u kërkon të gjithë shqiptarëve të refuzojnë pjesëmarrjen në aktin e turpshëm e të paligjshëm të krijimit të shtetit paralel, me të cilin Edi Rama po përpiqet të sfidojë Republikën, Kushtetutën, Demokracinë dhe Pluralizmin Politik.
Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe veprimtarëve të saj në të gjithë Shqipërinë, që të mos bien pre e provokimeve të cilat do të vijnë duke u shtuar, pasi makineria kriminale e pushtetit të votave të krimit, e përfshirë prej panikut e frikës së ndëshkimit të afërm, do të përpiqet me çdo mjet dhe me çdo mënyre të krijojë kaos, konfuzion dhe konflikt, për të përligjur përpjekjen kriminale të Edi Ramës për të rrëzuar Republikën dhe për të marrë peng shtetin.
Në këto kushte, Lëvizja Socialiste për Integrim i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama, të ndalë gjuhën e urrejtjes dhe të përçarjes mes shqiptarëve, të heqë dorë nga përgojimi, shpifjet dhe fyerja që janë bërë refren i veprimtarisë së tij, të ndalë makinën e tij të krimit dhe procesin e kundërligjshëm të 30 qershorit, sepse në të kundër ai do të jetë përgjegjësi kryesor për gjithë sa mund të ndodhë!
LSI ka dokumentuar dhe do të vazhdojë të dokumentojë gjithë veprimtaritë okulte e në kundërshtim flagrant me ligjin që po përgatitin falangat e krimit shtetëror dhe do ti denoncojë ato me forcë publikisht, siç ka bërë e do të vazhdojë ta bëjë edhe pranë institucioneve ndërkombëtare dhe misioneve të tyre të vëzhgimit dhe monitorimit.
LSI u bën thirrje forcave të Policisë së Shtetit që të ruajnë shenjtërinë e misionit dhe të uniformës së tyre në shërbim të ligjit dhe në mbrojtje të qytetarëve, e të mos iu binden urdhërave të kundërligjshëm të ministrit e shefave shërbëtorë të krimit, që duan ta venë policinë kundër popullit, përmes skenarëve kriminalë të përgatitur nga vjedhësit e votave dhe ortakët e tyre të krimit zgjedhor.
Përpjekja për të imponuar zgjedhjet partiake të partisë së Kryeministrit si zgjedhje lokale në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, është provokimi më i rëndë që po ju bëhet sakrificave dhe ëndrrës së shqiptarëve për Shqipërinë si Europa, ndaj me Shqipërinë të parën dhe mbi gjithçka;
Jo dhunës!
Jo përçarjes!
Jo konfliktit!/CNA.al
Kryeministri edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Kryeministri, Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti në një postim n...
Zëri i Amerikës: Zoti Palmer, faleminderit për mundësinë për...
Pak ditë më parë CNA.al nëpërmjet një investigimi publikoi f...
Fill pas dekretit të N-të të Presidentit Meta mbi zgjedhjet ...
Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në nj...
Zv.ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i py...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë dhe drejtuesit më...
Avokatët e ish-drejtuesit ekzekutiv të një kompanie farmaceu...
Analisti Ylli Dylgjeri ka reaguar përmes një postimi në rrje...
Nga Bledi Mane-Public EnemyHyra brenda qendrës së votimit, p...
Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një deklaratë për me...
Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në nj...
Ambasada britanike, në një postim në rrjetet sociale, shkrua...
Drejtori i Rendit Publik në drejtorinë e Përgjithshme të Pol...
“Kryetarja e forumit të gruas LSI, i është bashkuar Partisë ...
Një politikan mund të mbahet mend qoftë dhe vetëm me një akt...
Një incident ka ndodhur pak çaste më parë në KZAZ-në nr 2 në...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...