LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtari i skandaleve/ Rrugëtimi i dyshimtë i Artur Malajt në filtrin e Vettingut

28 Maj 2019, 07:30, Aktualitet CNA
Gjyqtari i skandaleve/ Rrugëtimi i dyshimtë i Artur Malajt në

Prej gati një viti tashmë, “Vettingu”, çka simbolizion edhe thelbin e reformës në drejtësi, është ende në fillimet e tij duke vepruar me hapa të ngadaltë si dhe duke ngritur në këtë mënyrë shumë dritëhije apo dyshime mbi efikasitetin e tij për realizimin e një sistemi drejtësie të drejtë dhe të pavarur.

Përveç kohës së gjatë që po merr dhe parashikohet të marrë në vijim ky proçes, dyshimet e publikut mbi objektivitetin e vendimmarrjes më së shumti pranë KPK-së por dhe pranë KPA-së sa vijnë e shtohen nisur nga disa raste vendimmarrje në lidhje me subjekte problematike.

Ndër të tjera, një nga rastet më flagrante, çka ngre pikëpyetje të mëdha në lidhje me objektivitetin e këtij institucioni është edhe vendimi për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Artur Malaj.

Dokumente dhe dëshmi të siguruara nga BIRN tregojnë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit anashkaloi prova të shumta që e lidhin gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj me një vilë 3 katëshe në qytetin e Vlorës-si dhe akuzat për korrupsion dhe transaksionet e familjarëve me të ashtuquajturën ?mafia? e pronave në bregdet.

Në lidhje me sa më sipër, Komisioneri Publik ka apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Në vendimin e dërguar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri kërkon shkarkimin e Malajt, pasi sipas tij nuk kishte justifikuar mjaftueshëm pasurinë dhe se kishte dyshime që kishte bërë përpjekje për ta fshehur atë.

Komisioneri thotë, se treshja e KPK-së që hetoi Malajn kishte dalë në përfundime kontradiktore dhe se vendimi nuk përputhej me gjetjet e hetimit administrativ.

?Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe interpretime kontradiktore lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit të posaçëm?, thuhet në vendimin e Komisionerit Publik, i cili me ankimin e tij ka kërkuar  ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Në pritje të një vendimi nga ana e KPA-së, pasi BIRN hodhi dritë mbi akuzat për konflikt interesi midis gjyqtarit të Gjykatës Administrative Artur Malaj dhe kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i ankimit të Komisionerit Publik kundër subjektit të rivlerësimit.

Në këto kushte, ashtu sikundër edhe në disa raste të tjera flagrante vendimmarrje të dyshimtë nga ana e KPK-së, do të jetë vendimi i KPA-së ai që do të zbardhë përfundimisht apo do të thellojë më tej dritëhijet dhe dyshimet në lidhje me gjyqtarin Artur Malaj.

Nuk dihet ende nëse në vendimmarrjen e KPA-së, në kuadër të elementit të etikës, do të influencojnë gjithashu spekullimet opo hamendësimet që bëhen në bisedat informale midis kolegëve të gjyqtarit Artur Malaj, në lidhje me historitë rozë të tij për të cilat thonë se janë edhe shkaku që gjyqtari mundohet të fshehë moshën duke stiluar si top model. /CNA.al

Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit

Raporti i shërbimeve sekrete/ Gjyqtari Artur Malaj, prona me paratë e korrupsionit

Gjyqtari që mbahet mend për kërcënimin/ Rehatohet në Tiranë me detyrë dhe me pasuri

 

Lajmet e fundit nga